LAJMI I FUNDIT:

Arben Halili, kandidat i AAK-së për kryetar të Ferizajt

Arben Halili, kandidat i AAK-së për kryetar të Ferizajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Ferizajt.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet lokale për të parin e Ferizajt nga kjo parti do të garojë Arben Halili.

“Arben Halili është kandidati i Aleancës për kryetar të Ferizajt. Ai së bashku me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik, ashtu siç ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, në detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë”, ka shkruar Haradinaj.


Postimi i plotë:

Arben Halili është kandidati i Aleancës për kryetar të Ferizajt. Ai së bashku me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik, ashtu siç ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, në detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Arbeni ka Master në Shkencat e Biologjisë dhe ka punuar kohë të gjatë në arsim. Në Ferizaj, qytetin me veprimtari të madhe ekonomike, përkushtimi i tij kryesor do të jenë punësimi, shëndetësia, arsimi, apo me një fjalë, që jeta e qytetarëve të jetë më e mirë, që shërbimet për ta, të kryhen ashtu siç e meritojnë ferizajasit.

Gjatë qeverisë së Aleancës, ne kemi pasur kujdes të veçantë për investime në këtë pjesë, veçanërisht me projektin për Bashkimin e Qytetit, që ndahej nga hekurudha, e shumë investime të tjera.

Ashtu edhe do të vazhdojmë, me programin më të mirë qeverisës dhe me ofertën më të mirë kadrovike, kryetarin Arben Halili dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Suksese dhe Fitore! /Telegrafi/