LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Foto: Ilustrim

Nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Suharekë, Prizren, Prishtinë e Pejë.

Detaje nga raporti i PK-së:


Suharekë 28.06.2021 ─ 15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dy palët me dëshirë  janë kthyer të jetojnë në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Prizren 28.06.2021 ─ 23:30. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Pasi që edhe viktima edhe i dyshuari ishin nën ndikimin e alkoolit është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të mbahen në stacion policor deri në këndellje e më pas të intervistohen. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 28.06.2021 ─ 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër–bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Suharekë 28.06.2021 ─ 15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dy palët me dëshirë  janë kthyer të jetojnë në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Pejë 28.06.2021 ─ 21:45.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimave (bashkëshortes dhe djalit të tij). Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Pejë 27.06.2021 ─ 21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një fjalosje që kishte pas me te dyshuarin mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton për disa vite dhe kanë një fëmijë, ishte sulmuar fizikisht nga ai. Sipas viktimës i dyshuari për një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori