LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Austri

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Austri

Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, të martën do ta nisë vizitën zyrtare në këtë shtet.

Në takim me të, Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.


Gjatë qëndrimit në Austri, Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetëror e institucional.

Është paraparë një takim me  Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare, si dhe me Odën Ekonomike Austriake. Ndërkaq në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Presidentja Osmani do të mbajë një ligjëratë me temën: Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe Storjet e Suksesit. /Telegrafi/