LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet puna e Grupit Punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për Projekt kodin e Procedurës Penale

Finalizohet puna e Grupit Punues për adresimin e çështjeve me rëndësi për Projekt kodin e Procedurës Penale

Në kuadër të adresimit të çështjeve të rëndësishme, pas një punë intensive, Grupi Punues për Projekt kodin e Procedurës Penale ka finalizuar punën duke mbajtur sot takimin  dhe diskutimin e fundit të këtij Grupi Punës.

Sipas një njoftimi për media nga Ministria e Drejtësisë thuhet në këtë punë intensive janë adresuar edhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Përpos gjykimit në mungesë i cili është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në linjë me ligjin e ri tashmë të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë adresuar edhe çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me mundësimin e suspendimit të zyrtarëve publik me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është adresuar çështja me afatet e hetimeve të cilat do të ndikojnë në një hetim më kualitativ, pastaj kontrolli i hetimeve si dhe çështje të tjera të rëndësishme teknike dhe përmbajtjesore të Kodit aktual, adresimi i të cilave do të ndikoi në punë më efikase dhe efektive të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim, thuhet se projekt kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është në kuadër të prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë në reformimin e drejtësisë penale, e cila do të finalizohet tutje sipas afateve të parapara në Programin Legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori