Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Mediterranean Women Mediators Network, të mërkurën ka organizuar tryezën virtuale për Bashkësitë Fetare dhe Dialogun Ndërkomunitar, në kuadër të projektit “Promovimi i Lirisë Fetare dhe Dialogut Ndëretnik në Kosovë”.
Pjesëmarrës në këtë tryezë virtuale ishin, ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëkohësisht anëtare e rrjetit Mediterranean Women Mediators Network, znj. Edita Tahiri; përfaqësuesit nga bashkësitë fetare në Kosovë, kryeimami Vedat Sahiti, përfaqësuesi i Kishës Katolike Don Mikel Sopi, përfaqësuesi i Kishës Protestante Ungjillore Driton Krasniqi si dhe z. Habit Hajredini nga Zyra e Kryeministrit.
Në këtë tryezë, Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj theksoi se feja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një faktor i fuqishëm kontribues në proceset e dialogut. Prandaj sipas tij, është thelbësore përfshirja e bashkësive fetare në përpjekjet diplomatike për ndërtimin e paqes dhe tolerancës ndëretnike.
Miftaraj theksoi se feja dhe bashkësitë fetare, kombinuar edhe me përpjekjet e faktorëve të tjerë, mund të ndihmojnë në uljen e tensioneve midis popujve në konflikt dhe madje edhe zgjidhjen e konflikteve.
Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se liritë fetare vetëm si të drejta, mund të kufizohen nëse nuk ka harmoni fetare. Për me tepër, znj. Tahiri theksoi se dialogu nuk bëhet vetëm në nivelin politik apo qeveritar, mirëpo është shumë më i fuqishëm kur i njëjti realizohet në nivelin e shoqërisë civile dhe në nivelin lokal.
Zonja Tahiri tha se Kosova është model i bashkëjetesës fetare dhe se shqiptarët kanë traditë ruajtjen e vlerës së diversitetit. Ajo tha se Kosova është shtet laik dhe se feja duhet të rrijë larg prej shtetit dhe institucioneve publike. Sipas saj, Kosova nuk duhet të ndjek shembullin e Greqisë apo Serbisë, ku feja ka shtrirje të madh në ato shtete dhe në popull.
Përfaqësuesit e bashkësive fetare, pjesëmarrës në tryezë, u pajtuan se bashkëjetesa dhe harmonia ndërfetare është një virtyt i trashëguar i shqiptarëve dhe mbi këtë virtyt, ata thanë se janë të gatshëm për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës. Ndër të tjera, përfaqësuesit e bashkësive fetare thanë se ata janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog me Kishën Ortodokse Serbe, pavarësisht ngurrimit të kësaj të fundit.
Pjesëmarrësit e takimit vlerësuan këtë aktivitet për rëndësinë që ka në përmirësimin e dialogut mes komuniteteve në Kosovë duke theksuar se komunikimi në mes të institucioneve, bashkësive fetare, shoqërisë civile dhe mediave është i domosdoshëm për promovimin e një dialogu të mirëfilltë.
Ky diskutim do të rezultojë në një dokument të politikave i cili do të trajtojë temën e lirisë fetare dhe dialogut ndërkomunitar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?