LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Vitin e kaluar në aksidente trafiku kanë ndërruar jetë 125 persona

Maqedoni: Vitin e kaluar në aksidente trafiku kanë ndërruar jetë 125 persona
Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë (KRSRR), në periudhën 2010 deri 2020, më shumë viktima nga aksidentet ka pasur në vitin 2013, ndërsa më pak në vitin 2020.

Nga KRSRR thonë se siguria në rrugët e Maqedonisë ka shënuar trend të përmirësimit. Sipas tyre, vitin e kaluar 125 e kanë humbur jetën aksidentet në komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse merret parasysh fakti se në periudhën prej 2002 deri 2020, numri i makinave të regjistruara është dyfishuar (prej 250 mijë makina ka arritur në 550 mijë makina të regjistruara), ndërsa numri i personave të vdekur nga aksidentet në trafik në vitin 2002 ka qenë 176, kurse në vitin 2020 ka qenë 125, atëherë mund të thuhet se siguria në komunikacionin rrugor ka shënuar përmirësim, por megjithatë nuk është arritur niveli i dëshiruar i sigurisë”, thonë nga KRSRR.


Më tej thonë se nëse nisemi nga supozimi se Maqedonia e Veriut ka 2.000.000, kjo do të thotë se vitin e kaluar ka pasur 6.25 të vdekur nga aksidentet në 100 mijë banorë.

Statistikat që posedon KRSRR, tregojnë se nga 125 të vdekurit vitin e kaluar, 57 kanë vdekur në vendbanime, ndërsa 68 jashtë vendbanimeve.

Prej tyre, 20 kanë qenë këmbësorë, 18 motoçiklistë, 5 çiklistë, 6 shoferë të traktorëve dhe të tjerë.

Ndërsa sipas moshës, më shumë (41 persona) kanë qenë të moshës 41 deri 51 vjeç, 3 persona deri në moshën 14 vjeçare, 7 të moshës prej 15 deri 19 vjeç dhe të moshave tjera.

Kurse sipas statistikave të OBSH-së, në nivel botëror në vjet rreth 1.3 milionë njerëz e humbin jetën në aksidente trafiku, ndërsa rreth 50 milionë lëndohen në aksidente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori