LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon mocioni i LVV-së që votimi i anëtarëve të KSHC-së të hyjë në rend dite

Nuk kalon mocioni i LVV-së që votimi i anëtarëve të KSHC-së të hyjë në rend dite

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar mocionin procedural të Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie të rregullores, për të përfshirë në rend të ditës votimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të hyjë në rend dite çështja e ratifikimit të  anëtarëve të KSHC-së.

Por, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës kundërshtoi futjen në rend dite të votimit të anëtarëve të KSHC-së.


“Mendoj që ky proces duhet të kthehet në pikën zero. Ia përkujtojmë kryeministrit se në mesin e këtyre njerëzve është dhe një nga nipat e juaj dhe nipat mbajini për çështje familje e ndeja e dasma e jo nëpër institucione. Kundërshtojmë qasjen e ardhjes së iniciativave ad hoc”, tha ai.

Edhe Arben Gashi nga LDK tha se “problemi është se në kuvend çdo propozim që vjen nga kjo qeveri po tentohet të vij jashtë rezolutës. Nuk e kuptoj pse të vij në mënyrë të përshpejtuar një vendim i tillë”.

Edhe Besnik Tahiri nga AAK e ka kundërshtuar hyrjen në rend dite të kësaj çështjeje. /Telegrafi/