LAJMI I FUNDIT:

Djali rrah nënën në Prizren

Djali rrah nënën në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, në Prizren pasi që i njëjti sulmoi fizikisht nënën e tij.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj si dhe më datë 07.06.2021 i njëjti nën ndikim të alkoolit iu kishte shkaktuar familjarëve dhunë psikike. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe i njëjti ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e policisë.

Te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë, një brisk dhe një palë gërshërë.


Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/