LAJMI I FUNDIT:

Urdhri i Joe Biden për ata që nuk respektojnë marrëveshjet ose cenojnë sigurinë, Çitaku tregon pse nuk është përfshirë marrëveshja e Marti Ahtisaarit 

Urdhri i Joe Biden për ata që nuk respektojnë marrëveshjet ose cenojnë sigurinë, Çitaku tregon pse nuk është përfshirë marrëveshja e Marti Ahtisaarit 
Foto: Arkiv

Ish ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka komentuar rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për ndalim hyrjen e zyrtarëve që nuk respektojnë marrëveshjet ose kërcënojnë sigurinë, duke thënë se ky urdhër ekziston nga viti 2001 dhe presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë.

Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sipas saj arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e presidentit Ahtisaari është se formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.

Lexoni të plotë postimin e ish ambasadores:


Diçka për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden.

Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001 (është amandamentuar ndërkohë) Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.

Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë (ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)

Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve serb hyrjen në SHBA.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka zgjeruar fushëveprimin e aktit për bllokimin e pronës së personave që kërcënojnë përpjekjet stabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e ish- Republikës së Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori