LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës për herë të parë mbledh 500 milionë euro më shumë në 5 muajt e parë të vitit

Dogana e Kosovës për herë të parë mbledh 500 milionë euro më shumë në 5 muajt e parë të vitit

Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion euro të hyra për buxhetin e Kosovës.

Sipas doganës, krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milion më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak.

“Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese”, thuhet në komunikatë.


Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoi se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësojë një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor, transmeton Telegrafi.