LAJMI I FUNDIT:

“Eurovision 2021”: Si do të veprohet për një garë të sigurt nga COVID-19?

“Eurovision 2021”: Si do të veprohet për një garë të sigurt nga COVID-19?
Skena e "Eurovision 2021"

“Eurovision 2021” – është një nga ngjarjet e profilit të lartë të zhvilluara deri më tani në një periudhë pandemie, duke paraqitur një sfidë që duhet të balancojë sigurinë publike me dëshirën për argëtim.

Një shfaqje e plotë u përjashtua në fillim të këtij viti por ‘anulimi përsëri nuk ishte kurrë një konsideratë’, sipas Martin Osterdahl, mbikëqyrësit ekzekutiv të “Eurovision”.

“E gjitha është një pjesë e kthimit në normalitet. Ne gjithmonë kemi thënë pa marrë parasysh se çfarë ndodh me pandeminë, ne do të kemi një garë këngësh”.


Skena e “Eurovision 2021”

Nga 39 vendet që janë pjesëmarrëse, 26 kanë ri-përzgjedhur këngët e vitit 2020.

Shumë nga vendet kanë udhëtuar për në Rotterdam dhe po ndjekin udhëzime të rrepta për të shmangur një shpërthim të COVID-19.

“Unë dhe ekipi im testojmë njëri-tjetrin çdo ditë”, thotë përfaqësuesja e Greqisë, Stefania.

“Eurovision 2021”

“Ne jemi vërtet të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Të gjithë mbajnë distancën dhe respektojnë zgjedhjet e njëri-tjetrit. Unë nuk përqafoj askënd”.

E njëjta gjë vlen edhe për Vasilin, që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, i cili ka qëndruar plotësisht larg njerëzve.

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Në vendin e ngjarjes, Ahoy Arena të Roterdamit, kontrollet janë të vendosura dhe të gjithë në vend duhet të testohen çdo 48 orë.

Këto protokolle sigurie u vunë në funksion kur një anëtar i pranishëm rezultoi pozitiv në coronavirus. Më pas, pjesa tjetër e ekipit të tyre duhej të karantinoheshin teksa po prisnin për rezultatet e testit.

Gazetarët duhet të ndjekin gjithashtu kontrolle të rrepta – duke mbajtur maska dhe duke u siguruar që të gjitha intervistat të realizohen në distancë.

Zakonisht “Eurovision” është plot me mini-koncerte, ahengje dhe ngjarje por këtë herë artistët kalojnë shumicën e kohës në dhomat e tyre të hotelit.

Coronavirus ka prekur çdo artist, por është e qartë se “Eurovision” do të jetë një moment i madh për industrinë e muzikës këtë vit.

Sivjet Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” nga Anxhela Peristeri, e cila prej shumë ditësh ndodhet në Rotterdam.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori