LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet rëndë një punëtor në deponinë Drislla në Shkup

Lëndohet rëndë një punëtor në deponinë Drislla në Shkup

Siç njoftojnë nga policia, 45 vjeçari punonjës në Ndërmarrjen Komunale është lënduar gjatë ditës së djeshme në vendin e punës në deponinë Drislla.

“Më 10.05.2021 në ora 11:45 është denoncuar se në Drislla B.L (45) nga fshati Morani, derisa ka kryer detyrat e punës si punonjës në Ndërmarrjen Publike Komunale, ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar edhe në spitalin “Nëna Terezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e SPB Shkup ka dalë në vendngjarje për të marrë më shumë detaje./Telegrafi/