LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e dytë që është parashikuar të nisë në orën 10:00, ku një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditë është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit.

Kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit u nënshkrua nga 49 deputetë me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Pasi çështja të shqyrtohet në Komisionin Hetimor, ku do të merret edhe një opinion nga Komisioni i Venecias, do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.


Kjo e fundit do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me shkarkimin e presidentit.

Presidenca nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të njohë as asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore sipas saj të të Kuvendit njëprtiak.

Ndërkaq, kryeministri Rama ftoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u bashkuar në zgjedhjen e presidentit të ri. /Euronews.al/