LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, u helmuan nga kërpudhat

Zbardhet shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, u helmuan nga kërpudhat

Zbardhet shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që ishin zhvendosur për të jetuar në Gjir të Lalëzit.

Siç raportojnë mediet në Shqipëri, nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore ne Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

Burime nga policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.


Anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani që vdiqën në Gjirin e Lalëzit

Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë
Lexo po ashtu Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, tre anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti. /BW/