LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i PDK-së kërkon të jetësohet kërkesa e Veselit për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Haxhiu i PDK-së kërkon të jetësohet kërkesa e Veselit për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka përkujtuar Masakrën e Studimës ku u vranë 116 persona.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka kërkuar që të jetësohet kërkesa e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta formuar Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë.

“Iniciativa e kryetarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, është e domosdoshme dhe duhet të jetësohet.Shpirtrat e mijëra shqiptarëve që u vranë në mënyrë barbare në luftën e fundit nga okupatori serb nuk do të pushojnë të qetë pa u dënuar urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.


Më parë Veseli kishte deklaruar se iniciativa për një gjykatë ndërkombëtare, e cila do t’i gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë, do të ngrihet.

“Gjykata ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, do të ngrihet, jo mbi urrejtje dhe pretendime, por mbi ngjarje, krime dhe masakra, njerëz dhe dëshmi reale. Kjo gjykatë është e domosdoshme. Me angazhimin tonë gjithëpërfshirës, ne do t’ia dalim që ta bëjmë të pashmangshme këtë gjykatë. Mesazhi ynë është i qartë, Kosova po kërkon drejtësi për njerëzit e saj të vrarë, të masakruar dhe të dhunuar. Nuk pranon heshtje dhe nuk pranon as mohim. Kjo drejtësi do të ndodhë, Serbia do të përgjigjet për këto viktima”, tha Veseli.

Kadri Veseli kthehet në Kosovë, pasi babai i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore
Lexo po ashtu Kadri Veseli kthehet në Kosovë, pasi babai i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Veseli kishte theksuar se çështja e themelimit të këtij tribunali është e ndarë nga Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë.

Sipas tij, për krime të luftës në Kosovë, shqiptarët janë dënuar me gjithsej 189 vjet, ndërkaq serbët janë dënuar me 29 vjet.

Ai ka shtruar pyetjen “Kush ka qenë këtu agresor?”.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Ndërkaq, të pagjetur ende konsiderohen mbi 1,600 persona.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat njihen edhe si Gjykata Speciale. Aty po hetohen krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, të cilat pretendohen se janë kryer nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 deri më 2000. Selia e saj gjendet në Hagë të Holandës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori