Kam qenë kundër listave të hapura qysh në fillim, jo se isha orakull, por vëreja zgjedhjet e Kosovës dhe produktin e tyre. Por, dashnorët e listave të hapura na rrinin nëpër banaqe televizive dhe na flisnin për demokracitë e brendshme të partive dhe si do të mundnin pushtetin e kryetarëve për ta lënë pushtetin e demokracisë në dorë të popullit.
Sakaq, këta dashnorë të flaktë sot për vete kanë marrë ca thërrime votash, se njerëzia e tokës së shqipeve ka shije të tjera për garën, të cilat me thënë të drejtën duhen paguar me para në dorë.
Tani ju ftoj t’u hidhni një sy listave të të gjithë partive, pa përjashtim, dhe të shikoni se njerëz me të shkuar të dyshimtë, cuba, banditë, të akuzuar për trafik, madje me disa emra kanë mbledhur me mijëra vota. Njerëz politikë me përvojë si Pandi Majko, Mimi Kodheli deri te Ervin Bushati, Sali Berisha në anën tjetër, Aldo Bumçi apo qoftë Vangjel Dule kapërcehen nga disa emra të padëgjuar kurrë për publikun e gjerë, por të njohur në oaze komunitetesh, ose të kamur që të japin paret.
Natyrisht që do të na tregojnë sa vota kanë marrë Taulant Ballën apo Agron Shehaj, të cilët duket ashiqare se janë investuar shumë tek emri i tyre në listë. Ky është një tjetër defekt i rëndë i këtij sistemi, sepse njerëzit politikë nuk lodhen të shtojnë votat për subjektin e tyre, por përkundrazi përqendrojnë çdo energji tek emri i tyre, në mënyrë që t’u imponohen drejtuesve të partisë për qeverinë e së nesërmes, pra për më shumë pushtet.
Listat e hapura, aq më shumë në një sistem zgjedhor si ky i yni (jo proporcional kombëtar) bëjnë të mundur që Tom Doshi në Shkodër të rezultojë shumë i votuar, sepse atje është zona e tij influencës.
Shikoni tani dashnorët e listave të hapura që nuk lanë ekran pa dalë. Sa vota kanë marrë? Cikërrima. Por, le ta lënë mërinë që mund të kenë ata me popullin e vobektë dhe ata vetë të bëjnë një pyetje: Po sikur listat të ishin 100 p;r qind të hapura kush do të ishte në Kuvend? Do shihnim çudira. Ligjvënës do të ishin kryesisht sërish njerëz të panjohur, tejet të dyshimtë. Ata do të qenë të paktën 70 për qind.
Opozita nuk ka si të fitojë ndonjëherë kështu si është bërë ligji zgjedhor. Jo Luli të ikë, por dhe Donald Trump të vijë. E vetmja mundësi është të kthehemi të paktën tek marrëveshja e 5 qershorit pa ndryshimet kushtetuese që udhëheqësi bëri në bashkëpunim me të ashtuquajturën “opozitë parlamentare”, brenda së cilës ndodheshin këta dashnorët e listave të hapura që thurnin fjalime historike me 130 fjalë. /27/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë