Një numër në rritje i njerëzve kanë raportuar shqetësime në lidhje me gjumin që në fillim të pandemisë COVID-19. Të përmirësosh cilësinë e gjumit është e rëndësishme jo vetëm për parandalimin e coronavirusit, por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Por, pse kaq shumë njerëz hasin vështirësi për të fjetur, për të punuar ose për të përballuar ditën e tyre normalisht?
Studimet shkencore – transmeton AgroWeb – kanë konfirmuar lidhjen midis pagjumësisë dhe faktorëve të tjerë të rendituara më poshtë.
Stresi i vazhdueshëm
Stresi i vazhdueshëm, mund të ketë pasoja të qëndrueshme dhe viti i kaluar ka qenë tejet stresues. Stresi si një nga shkaktarët kryesorë të pagjumësinë, aktivizon sistemin nervor autonom, duke çliruar hormonet e tilla si adrenalina dhe kortizoli. Kjo bën që rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të rriten, duke e vendosur sistemin nervor në gjendje luftimi ose alarmi. Kur ju humbisni gjumin si rezultat i stresit, ka më shumë të ngjarë të përjetoni vështirësi në procesimin e mendimeve dhe emocioneve, duke shkaktuar më tepër stres.
Ndryshimi i stilit të jetës për shkak të pandemisë
Njerëzve u është dashur të ndryshojnë totalisht rutinën e tyre të ditës. Duke mos pasur një kohë të caktuar për të qetësuar mendjen, trupi humbet aftësinë për të dalluar se kur duhet të jetë në gjumë ose zgjuar. Për shembull, prindërit që kanë fëmijë në shtëpi gjatë ditës, mund ta kenë të pamundur të vendosin një regjim të qëndrueshëm gjumi. Ata shpesh mund ta kenë gjetur veten duke u përpjekur të mbyllin punët deri në mbrëmje vonë.
Qëndrimi për orë të gjata përpara ekranit
Sidomos gjatë pandemisë, është vënë re se njerëzit po shpenzojnë akoma e më shumë kohë përpara ekraneve. Studiuesit shpjegojnë se drita e ekraneve, sinjalizon trurin të ndalojnë prodhimin e melatoninës, hormoni që na ndihmon të flemë. Kjo mund të jetë një nga gjërat më të këqija që mund të bëni nëse po kërkoni të bëni një gjumë të shëndetshëm.
Ndiheni të rraskapitur
Pas një periudhe të gjatë stresi dhe problemesh me gjumin, ju papritur mund të ndiheni të rraskapitur. Mund të vini re se ju flihet gjatë gjithë kohës dhe mund të hasni vështirësi në kryerjen e detyrave tuaja. Në fakt, mungesa e gjumit ndikon në trup në të njëjtën mënyrë si konsumi i alkoolit, thonë studiuesit. Ata zbuluan se kalimi i 17 orëve pa gjumë, ishte i ngjashëm me efektet e alkoolit.
Nëse doni të ndërmerrni hapa për të përmirësuar gjumin, ja disa këshilla:
Është zbuluar se magnezi zvogëlon reagimin e stresit në trup dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Provoni të shtoni në dietën tuaj zarzavate me gjethe të errëta të pasura me magnez, arra, fara, shqeme, avokado ose çokollatë të errët. Eliminoni alkoolin dhe kafeinën, sidomos gjatë orëve të pasdites. Ndaloni së përdoruri pajisjet elektronike të paktën një orë para gjumit. Ndiqni një ritual relaksues para gjumit, p.sh. bëni një banjë të nxehtë, dëgjoni muzikë të lehtë ose lexoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë