LAJMI I FUNDIT:

Thirrje për aplikime tani e hapur për Çmimin e BE 2021 për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – “Njerëz të jashtëzakonshëm që promovojnë barazinë përmes punësimit”

Thirrje për aplikime tani e hapur për Çmimin e BE 2021 për integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë – “Njerëz të jashtëzakonshëm që promovojnë barazinë përmes punësimit”

Me një numër të llogaritur prej rreth 12 milionë persona që jetojnë në Evropë, Romët janë një nga pakicat më të mëdha etnike në Evropë. Rreth 1 milion Romë jetojnë në Ballkanin Perëndimor dhe 2.8 milion në Turqi. Ata ndajnë një kulturë dhe histori të pasur që është e lidhur pazgjidhshmërisht me Evropën, por gjithashtu janë përballur me një histori të gjatë të përjashtimit. Shumë Romë ende përballen me forma të rënda të racizmit, diskriminimit, përjashtimit social dhe varfërisë. Përmirësimi i barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së tyre vazhdon të jetë një prioritet kryesor për Komisionin Evropian dhe një kriter për progresin në rrugën e zgjerimit.

BE-ja po punon për të përmirësuar integrimin shoqëror të komunitetit Rom në shoqëri dhe për të siguruar rezultate të prekshme në terren. Bashkimi Evropian po ofron gjithashtu fonde të konsiderueshme për masat e integrimit social nëpërmjet Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA).

Vendet përfituese të IPA-s kanë miratuar Strategji dhe plane të ngjashme veprimi për integrimin e komunitetit Rom që po rinovohen për t’u përshtatur me Kuadrin e ri Strategjik të BE për Romët, 2020-2030. Një punë e rëndësishme është kryer nëpërmjet autoriteteve publike, OSHC-ve kombëtare dhe lokale, si edhe individëve / aktivistëve.


Duke respektuar këto përpjekje, që nga viti 2014, Çmimi BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ka rritur vizibilitetin si të sfidave me të cilat përballen Romët në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, ashtu edhe të punës së rëndësishme të disa aktorëve të dedikuar në mbështetje të integrimit të komunitetit Rom. Çmimi ofron njohje, publicitet dhe mbështetje për modelet pozitive që tregojnë rezultate të prekshme në fushën e Integrimit të Komunitetit Rom.

Çmimi BE për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i vitit 2021, do të promovojë nisma private ose publike që kanë arritur një kontribut të jashtëzakonshëm në punësimin e qëndrueshëm të Romëve, si një mekanizëm për të dalë nga rrethi i përjashtimit.

Çmimi organizohet nga Komisioni Evropian, financuar nga Fondet IPA dhe zbatuar nga Roma Active Albania (RAA).

Çmimi dhe objektivi i tij 

Çmimi synon të tërheqë vëmendjen ndaj përpjekjeve konkrete dhe rezultateve pozitive nga aktorë të ndryshëm përkatës për të rritur si aksesin, ashtu edhe cilësinë e punësimit të Romëve. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave Rome në fushën e punësimit do të jetë një dimension i rëndësishëm.

Specifikisht, çmimi synon të ndihmojë:

1. Njohjen e mëtejshme të rolit dhe kontributit të punësimit të Romëve si një nga fushat thelbësore për përmirësimin e pozicionit të grave dhe burrave vulnerabël Romë në rajon

2. Promovimin e modeleve të suksesshme të punësimit të Romëve dhe ndryshimeve pozitive në komunitetet e tyre.

3. Nxitjen e dialogut institucional për punësimin për Romët.

4. Vizibilitetin e mbështetjes dhe punës së Bashkimit Evropian për integrimin e Romëve në vendet e zgjerimit.

5. Nxitjen e bashkëpunimit midis aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit të Romëve

6. Garantimin e njohjes dhe qëndrueshmërisë së veprimeve ndikuese të zbatuara në nivelin bazë.

7. Identifikimin dhe ndarjen e shembujve pozitivë të punës së individëve, institucioneve publike, ndërmarrjeve private, biznesit dhe OSHC-ve, në nivelin qendror dhe lokal në fushën e punësimit.

Një panel i pavarur vlerësimi do të shqyrtojë aplikimet dhe do të zgjedhë fituesit e çmimit.

Do të jenë dy fitues çmimesh për çdo vend përfitues të IPA-s, duke promovuar në total 14 përvoja të vlefshme.

Të gjithë fituesit e çmimeve do të marrin njohje ndërkombëtare nëpërmjet ceremonisë së ndarjes së çmimeve, e cila, nëse e lejojnë kushtet, do të mbahet në Bruksel. Të gjithë fituesit e çmimeve do të ftohen të marrin pjesë në evenimente të tjera të organizuara atje gjatë Javës Rome 2021. Gjithashtu, të gjithë fituesit e çmimeve do të fitojnë pjesëmarrje në një vizitë studimore në Madrid me temën “Aksesi në punësim për Romët”.

Individët dhe fituesit e çmimeve nga Shoqëria Civile mund të marrin më tej mbështetje financiare për të vijuar iniciativat e tyre në fushën e punësimit të komuniteti Rom. Në këtë rast, shuma e çmimit është e njëjtë me atë që është aplikuar në Çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve të vitit 2019, d.m.th. 7500 Euro. Shuma është përcaktuar në mënyrë të tillë që të jetë mjaftueshëm e lartë për të tërhequr vëmendjen dhe mundësuar punë të mëtejshme në zonën e synuar.

Kush mund ta marrë çmimin?

Për të qenë i pranueshëm për të marrë çmimin, konkurrenti duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme të pranimit:

• Të jenë individë ose subjekte Romë dhe jo-Romë nga institucionet publike; sektori privat dhe Organizata e Shoqërisë Civile (duke përfshirë mësuesit dhe aktorët e kujdesit shëndetësor, bizneset e vogla dhe ndërmarrjet sociale); dhe

• Të jenë të vendosur/rezidentë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë *, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Turqi; dhe

• Me punën e tyre të kenë dhënë një kontribut të rëndësishëm në punësimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi; dhe

• Të kenë kryer aktivitete përkatëse për minimumi 1 vit; dhe

• Të jenë të aftë të provojnë se iniciativa për të cilën është bërë aplikimi, është kryer për minimum 6 muaj para aplikimit për çmimin dhe tashmë ka dhënë rezultate.

Cilat aktivitete mund të merren në konsideratë për çmimin?

Aktivitetet që do të vlerësohen me çmime (qoftë nëpërmjet një çmimi monetar dhe jo-monetar) duhet të kenë arritur rezultate, ose të kenë ofruar potencial të mirë për të kontribuar në rritjen e nivelit dhe /ose cilësisë së punësimit të Romëve dhe mund të përfshijnë;

• Advokim dhe lobim që rezulton në miratimin dhe zbatimin e kuadrove ligjorë që kontribuojnë në punësimin e Romëve.

• Përpjekje për të ndihmuar Romët e vetëpunësuar për të kaluar nga sektori informal në atë formal

• Trajnimin, mentorimin që rezulton në rritjen e punësimit për Romët

• Mbështetjen që rezulton në transferimin e përmirësuar nga arsimi në punësim

• Harmonizimin ndërmjet Romëve dhe punonjësve

• Luftimin kundër racizmit Rom në punësim

• Veprime specifike që favorizojnë punësimin e grave Rome

• Sipërmarrjen e Romëve që rezulton në punësimin e Romëve

• Sipërmarrjen sociale që rezulton në punësimin e Romëve

Kriteret e përzgjedhjes: Si do të përzgjidhen fituesit?

Fituesit e Çmimit të BE-së për Përfshirjen e Romëve do të zgjidhen nga një panel i pavarur vlerësuesish, sipas kritereve të mëposhtme të çmimit, nëpërmjet të cilave do të garantohet transparenca e procedurës dhe trajtimi i barabartë i pjesëmarrësve

Kriteret kryesore të përzgjedhjes përfshijnë:

• Shkallën e ndikimit të iniciativës në sasinë dhe cilësinë e punësimit të komunitetit Rom

• Shkallën e adresimit të dimensionit gjinor në punësimin e komunitetit Rom

• Shkallën e ndikimit të iniciativës në komunitetet dhe jetën e komunitetit Rom

• Shkallën e iniciativës për promovimin e trajtimit të barabartë në punësim për komunitetin Rom

• Shkallën e qëndrueshmërisë në punësimin e komunitetit Rom

• Suksesi në zbatimin e një qasjeje për barazinë gjinore.

Si të aplikoni – aplikimet (vetë-nominimet) dhe nominimet

Çmimi është i hapur për institucionet publike dhe private, ndërmarrjet dhe bizneset, punëdhënësit, (duke përfshirë por pa u kufizuar tek NVM-të, bizneset sociale, iniciativat e sipërmarrjes dhe iniciativat e tjera të punësimit); mësuesit, aktorët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëria civile (organizata dhe individë) – Romë dhe jo-Romë – të vendosur dhe që banojnë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi.

Konkurrimi është i hapur si për vetë-nominimet (aplikime drejtpërdrejt nga iniciativa që kërkon të marrë çmimin) dhe nominimet nga palët e tjera të interesit që duan të tërheqin vëmendjen për një iniciativë përkatëse.

Aplikime të shumëfishta (vetë-nominimet dhe / ose nominimet) do të rezultojë në skualifikim.

Çdo palë e interesuar (grupi i individëve /OSHC /IO dhe / ose ente publike dhe private) mund të emërojë vetëm një pretendent.

Një subjekt, i cili po aplikon si aplikant, nuk mund të emërohet dhe gjithashtu, një i nominuar nuk mund të aplikojë drejtpërdrejt për çmimin.

Aplikimet (vetë-nominimet)

• Aplikimet mund të dorëzohen drejtpërdrejt nga palët e interesuara të vendosura dhe banuese në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi.

• Aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet formularit të dedikuar të aplikimit dhe duhet të jenë të lexueshëm, të aksesueshëm dhe të printueshëm.

• Aplikimet e paplota mund të konsiderohen të papranueshme nëse mungojnë elementet thelbësore.

• Një aplikim konsiderohet i vlefshëm, kur plotësohet siç duhet së bashku me Deklaratën e Nderit.

• Aplikimet duhet të dorëzohen së bashku me dokumentacionin përkatës, të tilla si fotografi, videoklipe të shkurtra (maksimumi 5 minuta) ose të ngjashme.

• Vetëm një aplikim mund të paraqitet për aplikant. Në rast të aplikimeve të shumëfishta, aplikanti do të skualifikohet.

Nominimet

• Nominimet mund të bëhen nga çdo palë e interesuar që dëshiron ta bëjë këtë.

• Nominimet duhet të bëhen nëpërmjet një forme të veçantë nominimi, të lexueshme, të arritshme dhe të printueshme.

• Aplikimet e paplota mund të konsiderohen të papranueshme nëse mungojnë elementet thelbësore.

• Një nominim konsiderohet i vlefshëm, kur plotësohet siç duhet së bashku me Deklaratën e Nderit.

• Nominimet duhet të dorëzohen së bashku me dokumentacionin përkatës, të tilla si fotografi, videoklipe të shkurtra (maksimumi 5 minuta) ose të ngjashme.

• Palët e interesuara lejohen të bëjnë disa nominime

Dokumentet mbështetëse

Aplikantët dhe nominuesit janë të ftuar të japin informacion shtesë mbështetës siç është në dispozicion, dhe inkurajohen të dërgojnë dokumente në versionin elektronik sa herë që të jetë e mundur. Informacioni mbështetës mund të përfshijë:

– Videoklipe, fotografi; 

– publikime (fletëpalosje, broshura etj, të cilat promovojnë iniciativën /projektin);

– linqe me faqet e internetit të lidhura me iniciativën / projektin (që do të përmenden në formularin e aplikimit)

– mbulimin mediatik (nëse ka);

– çdo material dhe provë tjetër të ndikimit të iniciativës së zbatuar nga aplikanti / i nominuari për çmimin

Pëlqimi për përdorimin e informacionit për botim.

Disa informacione të siguruara nga aplikantët, nominuesit dhe të nominuarit mund të përdoren për botime të mëtejshme. Kështu, një formular pëlqimi i nënshkruar nga të gjitha palët duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e tjera. Ju lutemi shihni më poshtë informacione të mëtejshme mbi përdorimin e të dhënave.

Gjuha

Gjuha e përdorur si për aplikimet edhe për nominimet është gjuha angleze.

Dokumentet mbështetëse mund të jenë në gjuhë të ndryshme, megjithatë versionet në anglisht do të vlerësohen.

Afatet

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve dhe nominimeve, së bashku me dokumentet e tjera përkatëse, është data 30 prill 2021, ora 23:59 me kohën lokale.

Paraqitja

Dorëzimi i aplikimeve (vetë-nominimeve) do të kryhet nëpërmjet postës elektronike në adresën: application_eu_award_2021@raa.al.

Titulli i emailit duhet të përmbajë inicialet e aplikantit dhe shtetin e origjinës.

Dorëzimi i nominimeve do të bëhet nëpërmjet emailit në adresën: nomination_eu_award_2021@raa.al.

Titulli i emailit duhet të përmbajë akronimin e nominuesit, inicialet e të nominuarit dhe shtetin e origjinës.

Aplikimet dhe nominimet, së bashku me dokumentet mbështetëse, gjithashtu mund të dërgohen me postë në adresën:

Roma Active Albania – Rr. “YlbereBylykbashi”; P. 25; Shk. 2; Ap. 4; Tiranë, Shqipëri

Në këtë rast, vetëm aplikimet / nominimet e marra nga ne brenda afatit do të merren parasysh. Aplikimet që arrijnë me postë më vonë sesa afati i caktuar, nuk do të konsiderohen për vlerësim.

Përdorimi i të dhënave

Të dhënat e paraqitura dhe informacioni personal do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, vetëm për qëllimin e çmimit.

Të gjitha të dhënat personale që përmbahen në aplikim do të përpunohen në përputhje me Rregulloren (BE) 2018/1725 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 23 tetorit 2018 (OJ L 295, 21.11.2018, f. 39–98) mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet dhe organet e Komunitetit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave. Të dhëna të tilla do të përpunohen nga Autoriteti Kontraktues vetëm në lidhje me zbatimin dhe ndjekjen e aplikimit të fituesit, pa cenuar një transmetim të mundshëm tek organet përgjegjëse për një detyrë monitorimi ose inspektimi në përputhje me Komunitetin Evropian dhe legjislacionin evropian të Bashkimit.

Pjesëmarrësit, në çdo kohë, mund të paraqesin një ankesë kundër përpunimit të të dhënave të tyre personale tek Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave.

Komisioni do të autorizohet vetëm të publikojë, në çfarëdo forme, në ose nga çfarëdo mediumi, informacionin e mëposhtëm:

• Emrin e aplikantit ose të nominuarit fitues

• Emrin e nominuesit 

• Qëllimin e përgjithshëm të aktiviteteve të fitimit të dhënies së çmimit;

• Shumën e çmimit të dhënë;

• Vendndodhjen gjeografike të aktiviteteve të kryera.

Komisioni Evropian mund të prodhojë video ose material tjetër promocional për fituesit. Fotografitë dhe videot e marra nga Komisioni Evropian ose gjatë përgatitjes së ceremonisë së dhënies së çmimit ose gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve janë pronë e vetme e Komisionit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori