LAJMI I FUNDIT:

Tri raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës 

Tri raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës 
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri të raportimit për falsifikim të parasë në rajonin e Prishtinës.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Preoc të Graçanicës dhe në Lipjan.

FALSIFIKIMI PARASË


Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 20.04.2021 – 14:00. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Preoc, Graçanicë 20.04.2021 – 15:30. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan (EN: 098-129) 20.04.2021 – NN. Një femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një kartëmonedhë 100 euro dhe një monedhë 2 euro  që dyshohet të jenë të falsifikuar.  Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/