LAJMI I FUNDIT:

Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para të një serbi, e dorëzon në polici

Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para të një serbi, e dorëzon në polici
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe
dokumente te humbura.

Rastin e ka bërë të ditur policia.

Sipas tyre, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.


Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit
të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë, njofton Telegrafi.