LAJMI I FUNDIT:

Nuk ia dhanë rrogën, punëtori ia vë flakën autobusit të punëdhënësit në Fushë Kosovë

Nuk ia dhanë rrogën, punëtori ia vë flakën autobusit të punëdhënësit në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ia ka vënë zjarrin një autobusi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 në zonën Industriale, Fushë Kosovë.

Sipas raportit, motivi i rastit dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi i dyshuari kishte punuar në firmën e tij.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/