LAJMI I FUNDIT:

Sedat Peker: Nuk kam pasaportë të Maqedonisë, jam deportuar nga qindra policë prej atje

Sedat Peker: Nuk kam pasaportë të Maqedonisë, jam deportuar nga qindra policë prej atje

Sedat Peker, për të cilin OBRM-PDUKM thotë se ka pasaportë të Maqedonisë me identitet të rrejshëm, i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si të pasakta.

Ai thotë se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk ka mundur të ndajë kohë për të punuar në dokumentet e tij për qëndrim në RMV:

“Me arsyetimin se nuk mund të qëndroj në RMV më shumë se 90 pa vizë, së bashku me gruan dhe vajzat e mia të vogla, u deportuam nga shteti në kufirin me Kosovën, në mënyrë jonjerëzore dhe joprofesionale nga qindra policë (Kam leje-qëndrim në Kosovë)”.


“Edhe pse ka pasur shumë lajme të rrejshme dhe të pavërteta, që e kanë dëmtuar imazhin tim, nuk i jam përgjigjur askujt. Megjithatë, në dy ditët e fundit ka raportime dhe lajme për pasaportë të rrejshme me fotografinë time dhe identitet të huaj. Pretendohet se pasaporta është përgatitur pesë ditë pasi e kam lëshuar Maqedoninë. Siç e din çdokush, gjatë marrjes së pasaportës bëhet skrining i syve. Përveç kësaj, duhet edhe gjurma e gishtërinjve. Është e pamundur të kem pasaportë, pasi në atë kohë unë kam qenë në shtet tjetër. Nuk e kam pasaportën e lartpërmendur. As nuk kam aplikuar për pasaportë të atillë, as nuk e kam shfrytëzuar. Tani jam në Afrikë, punoj këtu në disa projekt-biznese, me identitetin dhe pasaportën time”, shkruan Peker në reagimin e tij.

Ai thotë se është jolegjitime që ndonjë parti politike nëpërmjet mediumeve ta përdor emrin e tij, pa vendim gjyqësor dhe për rivalitet të ndërsjellë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori