LAJMI I FUNDIT:

Shtohet përkrahja e Perëndimit për Ukrainën pas rritjes së prezencës ruse në kufi

Shtohet përkrahja e Perëndimit për Ukrainën pas rritjes së prezencës ruse në kufi

Deklaratat mbështetëse të Perëndimit për Ukrainën janë në rritje, për shkak të rritjes së prezencës ushtarake të Rusisë në kufi me këtë shtet, çka ka rritur shqetësimet për zgjerim të konfliktit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se ka telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, “për të shprehur shqetësimet rreth aktiviteteve ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës si dhe për shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit”.

Zelenskyi, në anën tjetër, është raportuar t’i ketë thënë Stoltenbergut që rruga drejt anëtarësimit në NATO, është rruga e vetme për t’i dhënë fund luftës në lindje të Ukrainës, ku separatistët e përkrahur nga Rusia vazhdojnë betejën me forcat qeveritare për shtatë vjet me radhë, përcjell REL.


Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të fuqizojnë prezencën e tyre ushtarake në Detin e Zi si “parandalues të fuqishëm” për Moskën.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin e ka karakterizuar gjithë situatën si “problem të brendshëm” dhe ka thënë se anëtarësimi i Ukrainës në aleancën transatlantike do të përkeqësojë gjërat.

“Ne dyshojmë shumë se një gjë e tillë do t’i ndihmojë Ukrainës që të zgjidhë problemet e brendshme. Ne mendojmë se kjo gjë vetëm do të përkeqësojë situatën”, ka thënë Peskov.

Më herët gjatë ditës, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka thënë se zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë kanë diskutuar për situatën në verilindje të Ukrainës.

Raportimet ruse vijnë pas kërkesës së Departamentit amerikan të Shtetit që Moska të sqarojë “provokimet” përfshirë lëvizjet ushtarake në rajon.

Më 5 prill, kryeministri britanik Boris Johnson ka shprehur “shqetësime të mëdha” për prezencën ruse afër kufirit me Ukrainën.

Si pasojë e konfliktit në lindje të Ukrainës kanë vdekur 13 mijë persona.

Rusia është duke kërkuar që Ukraina t’i japë rajonit të kontrolluar nga separatistët më shumë autonomi, gjë që do t’ia parandalonte këtij shteti anëtarësimin në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori