LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi rus, Biden: Ukraina gëzon mbështetjen e patundur të SHBA-së

Kërcënimi rus, Biden: Ukraina gëzon mbështetjen e patundur të SHBA-së

Presidenti Joe Biden i ofoi Ukrainës mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë periudhë të shkallëzimit të tensioneve mes Rusinë në vijën kufitare.

Biden e shfrytëzoi telefonatën e parë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski të premten për të diskutuar situatën në rajonin e Donbasit.

Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim për përforcime trupash ruse të dërguara rishtazi pranë këtij rajoni në lindje të Ukrainës, ku veprojnë grupe separatiste pro-ruse.


Ata e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet për t’u dhënë zemër separatistëve që të zgjerojnë territorin që kanë marrë nën kontroll që në 2014.

“Presidenti Biden riafirmojë mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus në Donbas dhe Krime”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Por të premten Kremlini u kundërpërgjigj me tone më kërcënuese duke thënë se Rusia mund të ndërmarrë “hapa shtesë” nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë praninë e tyre pranë kufirit rus në përgjigje të situatës në Ukrainën lindore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov e akuzoi Ukrainën se po kryen “provokime të përsëritura” në rajon dhe tha se situata është “vërtetë e frikshme në vijën e kontaktit”.

Më herët këtë javë, Rusia tha se shkallëzimi i tensioneve në Donbass mund “të shkatërrojë” Ukrainën dhe paralajmëroi kundër dislokimit të forcave të NATO-s.

Konflikti mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë mori zjarr në 2014, pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe u doli në krah grupeve separatiste në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori