LAJMI I FUNDIT:

Babai i Erling Haaland dhe Raiola pas Spanjës do të udhëtojnë në Angli për t’i dëgjuar ofertat

Babai i Erling Haaland dhe Raiola pas Spanjës do të udhëtojnë në Angli për t’i dëgjuar ofertat

Babai i Erling Haaland dhe menaxheri i tij Mino Raiola dje në një udhëtim në Spanjë, ku zhvilluan takime me drejtuesit e Barcelonë dhe Real Madridit, dy klube të interesuara për shërbimet e sulmuesit.

Por për yllin e Borussia Dortmund kanë shfaqur interesim shumë klubeve të mëdha evropiane, jo vetëm Real Madridi dhe Barcelona.

Klube si Liverpool, Manchester City dhe Chelsea po ashtu e duan Haalandin.


Sipas  “The Sun”, Raiola dhe babai i Haaland do të kalojnë fundjavën në Angli, ku pritet të kenë takime me drejtuesit e këtyre tre klubeve angleze.

Zbulohet se në agjendë nuk ka takim me drejtuesit e Manchester United.

Erling Haaland ka një klauzolë largimi nga Borussia e Dortmundit me vlerën e 70 milionë eurove, e cila hyn në fuqi vetëm në verën e vitit 2022.

Çmimi aktual i tij vlerësohet 140 milionë euro. /Telegrafi/