LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria të veprojë urgjent, të mos lejojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike

Haradinaj: Qeveria të veprojë urgjent, të mos lejojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike
Foto: Arkiv

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi sot nga Qeveria e Kosovës që të veprojë urgjent dhe të mos lejojë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se kohë më parë është hartuar baza ligjore për liberalizimit e tregut të energjisë elektrike por në emër të liberalizmit po ndodhë monopoli sepse vetëm një operator është funksional.

“Kërkoj veprime të menjëhershme nga qeveria në mënyrë që të pengohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike… Në këtë rast të gjithë konsumatorët industrial do të preken menjëherë nga rritje e çmimit 30 deri 40 për qind. Kjo do të shkaktojë rritje zinxhirore të çmimeve, edhe të artikujve ushqimor si dhe do të ketë pasoja edhe për vendet e punës dhe largimin e investitorëve…”, tha Haradinaj.


Ai më tej kërkoi nga Qeveria që në mënyrë urgjente të kompletojë bordin e ZRRE-së dhe të kërkojë menjëherë pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori