LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi: Unë jam kundër shtyrjes së regjistrimit të popullsisë

Talat Xhaferi: Unë jam kundër shtyrjes së regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili vjen nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi u shpreh kundër anulimit të regjistrimit të popullsisë për në shtator.

Ai theksoi se është kundër shtyrjes së regjistrimit dhe se i njëjti duhet të zbatohet sipas afatit të paraparë ligjor.

“Unë jam kundër shtyrjes së regjistrimit. Ne kemi pasur zgjedhje në mes të pandemisë. Regjistrimi është akt individuale ku regjistruesi shkon te familja sipas protokolleve dhe bën regjistrimin”, thotë Xhaferi.


Sipas tij, nuk duhet të shtyhet regjistrimi dhe se duhet të respektohet ligji dhe Kushtetutës./Telegrafi/