LAJMI I FUNDIT:

Shifra alarmante, brenda 24 orëve 10 të vdekur dhe 914 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Shifra alarmante, brenda 24 orëve 10 të vdekur dhe 914 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në raportin për 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë kanë vdekur edhe 10 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 914 raste të reja të infektktuarve me këtë virus.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.


Numri total i rasteve pozitive është 87,981 raste nga 414,902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,840 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72,415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,726.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti”, thuhet në raport. /Telegrafi/