LAJMI I FUNDIT:

Dortmund gati ta shes Haalandin, norvegjezi do të bëhet futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori

Dortmund gati ta shes Haalandin, norvegjezi do të bëhet futbollisti i tretë më i shtrenjtë në histori

Erling Haaland është njëri gna sulmuesit më të mirë në botë dhe më i kërkuari njëkohësisht nga skuadrat e mëdha.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer me Borussia Dortmundin këtë edicion, duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje.

20-vjeçari ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje zyrtare dhe ka asistuar në tetë të tjerë.


Këto shifra të jashtëzakonshme të tij kanë bërë skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Chelsea, Juventus, Manchester United e Manchester City të vihen pas tij.

Dortmundi e ka të pamundur ta mbajë norvegjezin në radhët e veta dhe ka vendosur ta shes atë në afatin kalimtar veror.

Verdhezinjtë i kanë caktuar një çmim largimi atij prej 155 milionë eurove për skuadrat e interesuara për Haaland.

Çmimi i kërkuar nga Dortmund vlerësohet i lartë, por për ta pasur Haalandin në radhët e veta, gjigantët evropianë janë gati të sakrifikojnë.

Në rast se Haaland ndërron skuadër gjatë verës dhe paguhet kjo shumë prej 155 milionë eurove, atëherë norvegjezi do të bëhej lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Më lartë se ai mbetet braziliani Neymar që i kushtoi PSG-së 222 milionë euro, derisa klubi francez kishte paguar rreth 180 milionë euro. /Telegrafi/