Ryshfet për marrjen e patentës në Maqedoni, 200 euro plus për ta marrë me të parën
Po të duash të marrësh patentën e shoferit, jo gjithmonë përgatitja në vozitje mund të kryej punë. Në Shkup, një sekret publik ka arritur kulmin ku kandidatët dhe instruktorët flasin hapur për korrupsion. Nëse në procedurë të rregullt kategoria B kushton afër 500 euro, edhe aq duhet të japin duke paguar ri testimin në qytet për disa herë nga 70 euro. Disa kandidatë thonë se dikush nga anësh iu kanë ofruar edhe mundësi të dhënies së ryshfetit për të kaluar me të parën, përndryshe do të heqin të zinjtë e ullirit.
Kritika të shumta ndaj drejtuesve të Qendrës e provimeve automobilistike në Shkup vijnë edhe nga shumica e instruktorëve nëpër auto shkolla të ndryshme të kryeqytetit. Sipas tyre drejtori ka krijuar një skemë e cila favorizon kandidatë nga auto shkolla të afërta me dhënie ryshfeti, thonë instruktorët.
Njëri prej tyre pa dashur të flet para kamerave, duke u ndjerë i kërcënuar se do të mbetet pa punë, thotë se ka pasur përvoja personale të ndërmjetësuesit e kanë lidhur me zyrën e drejtorit Zllatko Angellkovski.
“E kam me dëshmi për kandidatin tim për kategorinë E më thanë ka lidhje për të kaluar dhe me jep numrin e telefonit ku mund të paraqitem. Ai telefon është i sekretares së tij dhe unë e kam. Sa kërkojnë, cilat janë tarifat? PO varet, për kategorinë B rreth 200 euro. Unë ju them për atë që personalisht e kam përjetuar për kategorinë E kandidatit tim i kanë kërkuar 300 euro për ta kaluar qytetin me të parën”.
Gjithnjë sipas kandidatëve dhe instruktorëve, ata që nuk japin ryshfet, rrëzohen qëllimisht në testin e vozitjes për disa herë me radhë. Ka prej tyre që nuk e kanë kaluar këtë provë deri më 10 herë. Disa thonë se duhet të jesh ose gjeni ose me shumë lidhje për të kaluar për herë të dytë. Ata shprehen se komisioni me synim për të bërë gabime i fusin në akset më të komplikuara të kryeqytetit.
“Kjo është njëra nga auto shkollat e cila po testohet një udhëkryqin më famëkeq të Shkupit, afër shkollës ‘Bllazhe Konevski’, ku sipas instruktorëve të auto shkollave është aksi ku më së vështiri mund të kalohet testi në vozitje në qytet.”
Nga Qendra e Shkupit nuk deshën të flasin para kamerës, duke u përgjigjur me shkrim. Sipas të dhënave të tyre, gjatë muajit të fundit nga 1,794 kandidatë testin e vozitjes në qytet nuk e kanë kaluar 281. Nga Qendra e provimeve Shkup i hedhin poshtë të gjithë pretendimet e kandidatëve dhe instruktorëve duke theksuar se në muajin e fundit 478 kandidat kaluan me të parën. Sipas ligjit të ri video incizimet gjatë dhënies së testit me komision ruhen vetëm 24 orë në Auto Qendrat e provimeve. Kjo nuk lë hapësirë për të shprehur ankesa nga kandidatët në rast se dyshojnë për lëshime nga komisioni. Këto qendra të provimeve automobilistike janë private, të autorizuara nga Ministria e brendshme prej vitesh, vakum i cili sipas ekspertëve të komunikacionit lë dyshime për korrupsion./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë