Qeveria e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev po përballet me mungesën e numrave në kuvend në miratimin e ligjeve, pavarësisht se javën e kaluar mori besimin kuvendit apo të 62 deputetëve nga 120 sa numëron organi legjislativ. Megjithatë, Zaev doli me një ofertë të re për opozitën duke e ftuar që të jetë pjesë e qeverisë.
Por, ofertën e kreut të ekzekutivit drejtuar opozitës për një qeveri të zgjeruar, Muhamed Halili, ish-deputet në disa përbërje parlamentare, më tepër e sheh si “naivitet”. Megjithatë, ai thotë se nuk duhet nënçmuar “aftësitë e kryeministrit” që përmes ofertave të tilla të fusë apo nxisë përçarje në mesin e opozitës, në kohën kur shumica parlamentare përballet me mungesën e numrave në kuvend.
“Konsideroj se oferta e tij është një përkrahje e drejtpërdrejt për fraksionin opozitar të OBRM-PDUKM-së, në vigjilje të ashtuquajturit Kongres të parakohshëm. Ai ofron një koalicion, një koalicion të gjerë në të cilin nuk do të duhet të jetë lideri i partisë më të madhe opozitare, (Hristijan) Mickoski sepse ai (Zaevi) nuk e pëlqen. Synimi i Zaevit është që t’i ikë problemeve aktuale me qeverisjen, të shpëtojë nga aferat korruptive dhe krizën e madhe ekonomike me të cilën përballet qeveria”, thotë Halili.
Kreu i qeverisë, Zoran Zaev kishte deklaruar se oferta drejtuar opozitës, vetëm dy ditë pasi mori votëbesimin në kuvend, kishte të bënte me shtyrjen përpara të reformave në administratë, realizimin e regjistrimit të popullsisë, përballjen me pandeminë, luftën kundër korrupsionit. Por, për këto sfida dhe qeverinë e zgjeruar, ai kishte thënë se duhet biseduar me “opozitarë të vërtetë” dhe jo kreun e saj, Hristijan Mickovski.
Oferta e Zaevit ka nxitur reagime të shumta refuzuese, madje edhe mes vetë partive që janë pjesë e qeverisë, si Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti dhe partitë më të vogla maqedonase që po ashtu mbështesin qeverinë.
Jordan Shishkov, njohës i çështjeve politike, thotë se Zaevi veprime të tilla të paparashikueshme ka bërë edhe më parë, por që sipas tij kanë nisur të humbin në peshë.
“Ai ka një stil që e bënë të paparashikueshëm, por nëse një veprim i tillë bëhet praktikë e shpeshtë, atëherë nga i paparashikueshëm do të bëhet i parashikueshëm. Kjo mendoj se po i ndodhë Zaevit, nëse kemi parasysh intervistën e tij për mediat bullgare lidhur me gjuhën maqedonase pastaj tërheqjen e tij, por edhe deklarata tjera nga të cilat ishte tërhequr pas reagimeve të opinionin. Këtu nuk kemi vizion të qartë, por për një politikë të ulët ditore, thjesht për të mbijetuar kur kemi shumicë të brishtë parlamentare. Madje pas tërheqjes së tre deputetëve të koalicionit të tij, që thanë se do të veprojnë si të pavarur, tani kemi qeveria të pakicës pasi ata thanë se nuk janë pjesë e shumicës, por do të mbështesin qeverinë”, thotë Shishkovski.
Oferta e Zaevit, sipas njohësit të çështjeve politike, Muhamed Halilit ka të bëjë edhe me opozitës shqiptare, të cilën e kritikon, pasi ajo sipas Halilit, në shumë raste “ka dëshmuar se lehtë lakmohet nga ofertat e Zaevit” me pranimin e ndonjë ligji, duke e cilësuar më pas si arritje të madhe dhe arsyetim për të qenë pjesë e qeverisë.
“Konsideroj se kjo është edhe një ofertë e drejtpërdrejt edhe për opozitën shqiptare e cila edhe kur nuk duhet ëndërron që të jetë pjesë e qeverisë pa marrë parasysh platformën e saj politike. Këtu mendoj se Zaevi ka pasur sukses sepse përgjigja e opozitës shqiptare nuk është vendimtare, por është lakmuese sepse ajo thotë se mund të jetë pjesë e qeverisë nëse Zaevi i pranon vijat e kuqe të tyre që nuk janë asnjëfarë vije sepse të të pranohet një propozim-ligj apo të ndërtohet një rrugë dy kilometërshe nuk është asnjëfarë platforme politike”, thotë Muhamed Halili, ish-deputet dhe njohës i rrethanave politike.
Shumica parlamentare ndërkohë pritet të përballet edhe më probleme tjera në miratimin e ligjeve, pasi opozita shqiptare në shenjë revolte pas refuzimit të një propozim-ligji të saj për zgjidhjen e problemit të personave pa shtetësi, ka nisur me paralajmërimin duke propozuar mbi dymijë amendamente për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa amendamente në numër të madh do të paraqes edhe ndaj çdo propozimi tjetër që vjen nga qeveria./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj