LAJMI I FUNDIT:

Dritan Abazoviq viziton Prizrenin, takohet me dy deputete të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Dritan Abazoviq viziton Prizrenin, takohet me dy deputete të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Ai u pa në shoqërinë e deputetes së komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi dhe deputetes së partisë turke, KDTP, Fidan Brina Jilta, transmeton Telegrafi.

Politikani shqiptar ka shëtitur nëpër Prizren dhe shumë qytetarë donin të bënin fotografi me udhëheqësin e lëvizjes politike URA.


Abazoviq së fundmi i uroi Kosovës trembëdhjetë vjetorin e pavarësisë, duke reaguar ndaj kritikave të kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj se nuk i dërgoi urime Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së zëvendëskryeministri të Malit të Zi në qytetin kosovar pasi që nuk ka pas ndonjë paralajmërim apo agjendë zyrtare. /Telegrafi/