Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, Meghan, Dukesha e Sussex tha se gjatë kohës sa ishte shtatzënë, ishin bërë diskutime rreth statusit të fëmijës së saj të ardhshëm, përfshirë dhe çfarë titulli do të duhej ai ose ajo të pranonte.
“Ata thoshin se nuk dëshironin që foshnja të merrte titullin princ ose princeshë, ende pa e ditur se si do të ishte gjinia e saj, gjë që do ishte ndryshe nga protokolli”, tha ajo gjatë intervistës.
Çfarë thotë protokolli mbretëror?
Rregullat për atë se kush duhet të quhet princ vijnë nga një letër e lëshuar nga mbreti George V në nëntor të vitit 1917.
Letrat janë instrumente ligjore të cilat mund të marrin formën e një letre të hapur nga monarku. Ato mund të përdoren për deklaratat mbretërore ose edhe për dhënien e titujve.
Në letrën e vitit 1917, George V deklaroi se stërnipërit dhe stërmbesat e monarkut nuk do të ishin më princa ose princesha, përveç ata që i takojnë djalit të madh të Princit të Uellsit.
Në situatën aktuale, kjo do të thotë se Princi George, djali i madh i Princit William, u bë automatikisht një princ, por jo edhe Archie, edhe pse të dy janë stërnipër të Mbretëreshës.
Sipas këtij protokolli, vëllezërit dhe motrat e Princit George – Charlotte dhe Louis – gjithashtu nuk do t’i kishin marrë titujt.
Por në dhjetor të vitit 2012, Mbretëresha lëshoi gjithashtu një letër monarkie ku thuhej se të gjithë fëmijët e Princit William do të kishin të drejtë të ishin princa ose princesha.
Mirëpo, çfarë sa i përket statusit të Archie-t
Sipas letrës së vitit 1917, Archie ka të drejtë të bëhet një princ – mirëpo jo tani.
Fëmijët e Harry dhe Megan, njëherësh Duka dhe Dukesha e Sussex, do të duhet të presin derisa Princi Charles, trashëgimtari i fronit, të bëhet mbret, në atë moment, ata do të ishin nipërit dhe mbesat e monarkut, dhe do të kenë të drejtën e titujve, të quhen princa ose princesha.
Kjo është arsyeja pse bijat e Princit Andrew – Beatrice dhe Eugenie – ishin princesha që nga lindja.
Dukesha e Sussex, Megan ishte me të vërtetë në dijeni në lidhje me protokollin.
Gjatë intervistë ajo iu referua kongresit George V, që do të thotë se djali i saj Archie do të bëhej princ, kur “babai i Harryt të bëhet mbret”.
Mirëpo, ajo vazhdoi duke thënë se iu është thënë gjatë kohës kur ishte shtatzënë se “ata duan të ndryshojnë këtë rregull për Archie”, në mënyrë që ai të mos bëhet princ.
Ajo nuk dha detaje për sa i përket kësaj çështjeje, dhe Pallati Buckingham nuk ka komentuar deklaratat e Dukeshës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë