OBRM-PDUKM: Qeveria me eurobondin e ri ka futur në borxh çdo familje me 2.400 euro

Është më se e qartë se qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev nuk po bëjnë asgjë për të mirën e qytetarëve dhe shtetit. E vetmja gjë për të cilën janë të aftë është të fusin në borxh shtetin. Në vetëm dy ditë, Zaev e futi në borxh Maqedoninë për 850 milion euro, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
“Zaev lëshoi një eurobond prej 700 milion euro, për të cilën duhet të paguajë interes prej 80 milion, dhe në tregun e brendshëm huazoi 70 milion, gjithsej 850 milion. Më pak se një vit ka kaluar që nga pandemia dhe Maqedonia ka më shumë se 1 miliard e 150 milion euro borxh të ri. Kjo gjithashtu do të thotë që LSDM dhe Zaev, një familje me katër anëtarë, kanë një borxh të ri prej 2.400 euro plus interes për një vit”, thonë nga partia.
Sipas OBRM-PDUKM-së, qytetarët kanë më pak para dhe më shumë pasiguri për t’i shpenzuar ato, ndërsa Qeveria nuk ka ndërmend të stabilizojë ekonominë, nuk ka vaksina, nuk ka kthim në normalitet.
“Edhe më shqetësuese janë të dhënat për investimet bruto, të cilat në vitin 2020 u ulën me 10.2% krahasuar me 2019, dhe vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020 me 13%. Kjo tregon qartë se kjo qeveri nuk ka ndonjë investim kapital, ndërsa sektori privat u prek ndjeshëm nga kriza, pa asnjë perspektivë për të investuar.
Sikur të mos ishte e mjaftueshme për ta gjithë kjo, ata prapë mburren pa asnjë turp se interesi për këtë borxh ishte historikisht më i ulët deri më tani. Një tjetër manipulim. Serbia dhe Kroacia huazuan para nesh për periudha më të gjata, me norma më të ulëta interesi. Të dy vendet përdorin paratë e huazuara për të paguar vaksinat për të cilat ranë dakord në kohë dhe ua shpërndanë popullatës”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?