LAJMI I FUNDIT:

Lakër e ëmbël nga furra: Një rend mish, një rend lakër!

Lakër e ëmbël nga furra: Një rend mish, një rend lakër!

Më mirë se e dasmave!

Propozimi ynë është lakra nga furra, e cila duhet të ziejë pak më shumë, por ia vlen të presësh, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:


– 1 lakër (e madhësisë mesatare);
– 2 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– 1 karotë;
– 500 ml salcë domateje;
– 1 kg mish;
– mustardë;
– vaj;
– erëza të thata

Përgatitja:

Qepën, karotën dhe hudhrën fërgojeni pak në një tenxhere.

Shtoni salcën e domates dhe lini të vlojnë bashkë.

Mishin priteni në formë bërxollash, rrotullojeni mirë në erëza të thata, pastaj në mustardë dhe vendoseni në tenxhere.

Kështu veproni me secilën copë mishi.

Pastaj lakrën priteni në copa të trasha, çdo copë spërkatemi shumë me vaj, me erëza të thata dhe me mustardë dhe radhisni nëpër mish.

Shtoni një filxhan ujë (rreth 150 ml), mbulojeni me folie alumini dhe futeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius.

Lëreni lakrën të vlojë 3 orë. Pastaj, hiqjani folien, përzieni dhe e lëmë të ziejë në furrë për një orë.

Shërbejeni të ngrohtë. /Telegrafi/