Deri në verë Suedia dhe Danimarka duan të aplikojnë pasaportën digjitale ndaj vaksinës së coronavirusit – për të lehtësuar për shembull, udhëtimet. Kush përfiton dhe kush jo? Si paraqitet gjendja në vendet e tjera?
Suedia deri tani ka ndjekur një rrugë të veçantë në pandeminë e coronavirusit.
Në vend të masave izoluese dhe kufizimeve si në vendet e tjera europiane, suedezët fillimisht i varën shpresat tek imuniteti i tufës – dhe më vonë tek arsyeja e njerëzve.
Për këtë kjo strategji u kritikua shumë, kryesisht në sfondin e rritjes së numrit të infeksioneve.
Sipas Universitetit John Hopkins deri tani në Suedi janë infektuar mbi 600.000 vetë me coronavirus.
Tani ky vend bashkë me Danimarkën sërish duan të ndjekin një rrugë të tyren duke dashur të aplikojnë deri në verë certifikatën digjitale të vaksinës ndaj coronavirusit.
Për çfarë është menduar pasaporta e vaksinimit?
Fillimisht synohet, sipas ministrit të Digjitalizimit Anders Ygeman, që në këtë mënyrë të vërtetohet, që personi është i vaksinuar.
Të tilla dëshmi mund të ndihmojnë për shembull për udhëtimet në vende të tjera ose janë të rëndësishme edhe në veprimtaritë kulturore e sportive.
Infrastruktura digjitale për vaksinën duhet të jetë gati deri më 1 qershor. Në këtë proces marrin pjesë disa dikastere.
Danimarka i bëri publike shumë më përpara planet e saj për pasaportën e vaksinimit. Kjo synon që të lehtësojë udhëtimet me shërbim pune.
Ky dokument mund të jepet në formë digjitale përmes faqeve të internetit të institucioneve të shërbimit shëndetësor në Danimarkë ose përmes smartphone. Mundësi të tjera për përdorimin e saj nuk janë bërë të ditura.
Si po ecën vaksinimi në Danimarkë e në Suedi?
Aktualisht nga pasaporta digjitale e vaksinimit përfitojnë vetëm pak njerëz.
Sipas platformës online “Our World in Data” (përditësuar më 14.02.) deri tani në Danimarkë janë vaksinuar 6,87 për qind e popullsisë, në Suedi 4,53 për qind.
Në këtë mënyrë kuota e vaksinimit në të dyja vendet është e ngjashme si edhe në Gjermani (4,95 për qind) dhe në BE në përgjithësi.
Sa për krahasim, vendi kryesues Izraeli ka vaksinuar deri tani rreth 74 për qind të popullsisë.
Është e paqartë nëse në Suedi shumica e njerëzve do të pranojë të vaksinohet.
Ky vend është në përgjithësi kritik ndaj vaksinimit, qëkurse pas vaksinimit masiv përpara dhjetë vjetësh ndaj gripit të derrit tek fëmijët dhe të rinjtë u konstatuan pasoja të rënda shëndetësore.
Me një pasaportë vaksinimi të vaksinuarit mund të gëzojnë privilegje.
Por ajo që duket si pozitive në vështrim të parë, ka edhe anën tjetër të medaljes.
Kritikët druajnë, që kështu i hapet porta vaksinimit të detyruar – kryesisht për njerëzit, që duan ose u duhet të udhëtojnë ose të marrin pjesë në jetën shoqërore.
Kjo mund ta përçajë shoqërinë, argumenton ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.
Po ashtu një hap i tillë mund të trondisë besimin tek politika, që deri tani e ka përjashtuar vaksinimin e detyruar.
Në Suedi u bazuan gjatë tek arsyeja, ndonëse numri i infeksioneve ishte i lartë.
Për aq kohë sa nuk ka mjaftueshëm vaksina, avantazhet për të vaksinuarit nuk janë korrekte, thonë kritikët.
Kësaj i shtohet edhe fakti, që jo të gjithë njerëzit mund të vaksinohen pa asnjë kufizim.
Sepse ka njerëz, që vuajnë nga alergjitë e rënda dhe marrin medikamente për forcimin e imunitetit, gratë shtatzëna dhe nënat lehonë do të duhej më mirë t‘i shmangeshin vaksinimit. Kësisoj këta njerëz do të përjashtoheshin me pa të drejtë nga avantazhet.
Çfarë është planifikuar në vendet e tjera europiane?
Edhe vende të tjera europiane si Greqia, Qiproja dhe Spanja kërkojnë aplikimin e unifikuar të pasaportës së vaksinimit, në mënyrë që të vaksinuarit të mund të udhëtojnë sërish.
Kjo do t’i jepte sërish një “hap” turizmit.
Polonia dhe Rumania kanë shfuqizuar detyrimin për karantinë për udhëtarët, nëse ata janë të vaksinuar ndaj coronavirusit.
Edhe BE është duke e shqyrtuar mundësinë e pasaportës së vaksinimit.
Komisarja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides deklaroi, se ajo nuk është për pasaportë, por për “certifikatë” vaksinimi.
Dallimi është sipas saj që “në këtë dokument që ne mendojmë do të regjistrohet vetëm të dhënat mbi vaksinimin”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë