Avokatët e ish presidentit të vendit, Hashim Thaçi, David Hooper dhe Sophi Menegon sot gjatë konferencës së tretë në Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të ju jepen dokumente dhe të dhëna më të qarta në lidhje me dëshminë e dëshmitarëve dhe identitetin e tyre.
Hooper tha se kanë pasur vështirësi që të nxjerrin materialet të cilat janë dërguar në Prokurorinë Speciale.
“Ka një grup çështjesh të lidhura. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve ka pasur disa vështirësi konkrete që janë drejtuar nga ZPS ku u vunë në dukje, por mbetet ai që quhet problem i përgjithshëm, mënyra se si sistemi i ZPS-së nxjerr materialet. Mund të them se sistemet e nxjerrjes së materialeve me të cilat kemi punuar është më pak i dobishmi. Mënyra se si bëhet nxjerrja e materialeve dhe sidomos kur bëhet fjalë për materialet e shumta, kjo duhet të jetë si udhërrëfyes për ta ndihmuar mbrojtjen dhe për ta trajtuar e vendosur për përparësitë e saj për hetimet që duhet ndërmarr. Dëshmitarët që janë marr me pseudonime, nuk na është dhënë një përmbledhje ose pesë rreshta në lidhje se për çka do të thonë këta dëshmitarë. Mungojnë hollësitë në lidhje me tabelat. Mungojnë hollësisht, dhe ZPS vazhdon të veproj kështu. Mungojnë meta datat, etj”, ka thënë Hooper.
Edhe avokatja Menegon tha se si mbrojtje kanë probleme që të identifikojnë dëshmitarët e rastit.
Ajo tha se i vetmi material që u jepet është përshkrimi dhe pseudonimi i dëshmitarit.
“Lidhur me identifikimin e dëshmitarëve kemi problem. Na janë dhënë shumë materiale nga dëshmitë e tyre. Janë më shumë se 200 prova të tilla si provë inkriminuese. Andaj duam që të na jepen më shumë të dhëna nga Prokuroria që të fillojmë hetimet tona. Identifikimin e materialeve të lidhura me secilin dëshmitarë e kemi të vështirë. I vetmi material që na jepet është vetëm përshkrimi, dhe pseudonimi i dëshmitarit. Kur lexojmë deklaratën dhe intervistën shohim që janë dërguar disa dokumente e këto dokumente nuk na jepen. Kërkojmë që prokuroria sistematikisht që në çdo transkript të dëshmitarëve të na jepen dokumentet të dhëna nga dëshmitari. Kërkojmë dokument më të qartë në lidhje me dëshmitarët|, ka thënë Menegon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë