LAJMI I FUNDIT:

Feim Salihu: Me LDK-në në qeverisje, investimet në Llap do të rriten edhe më tej

Feim Salihu: Me LDK-në në qeverisje, investimet në Llap do të rriten edhe më tej

Kandidati i LDK-së për deputet, Feim Salihu thotë se në Llap ka mobilizim të qytetarëve në përkrahje të kësaj partie.

Salihu thotë se Llapi tradicionalisht është rreshtuar dhe frymon politikisht me frymën e filozofisë rugoviane.

“Ndjehem krenar që jam llapjan, sepse Llapi i ka dhënë shumë Kosovës në çdo kohë dhe proces të rëndësishëm para dhe pas lufte, duke u dëshmuar të parët”, ka shkruar Salihu në Facebook.


Kandidati i LDK-së për deputet thotë se Podujeva meriton më shumë mbështetje nga niveli qendrorë.

“Podujeva, është komuna me territorin më të madh në Kosovë, dhe njëra ndër komunat me numrin më të madh të popullatës në nivel vendi, andaj meriton përkrahje dhe vëmendje më të madhe për rritje të investimeve nga niveli qendror sepse është sabotuar gjithnjë tash e dy dekada”.

Ai ka premtuar që me LDK-në investimet në Llap do të rriten edhe më tej për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Me qeverisjen e LDK-së janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten investimet për mirëqenie më të mirë të qytetarëve, krijim të kushteve më të mira për biznese si dhe perspektivë të qëndrueshme me mundësi punësimi për rinin e shëndosh llapjanë”.

“Me mburrje dhe krenari e them se Llapi, ka kontribuar shumë në luftën për liri, i ka dhënë Kosovës akademik, intelektual të çmuar, profesor universitar, legjendën e futbollit shqiptar Fadil VOKRRI, artist të dalluar dhe politikan e ndërmarrës të suksesshëm, andaj meritoni vëmendje të veçantë.

Të dashur llapjan, ju premtojë se do jem zë i fuqishëm në përfaqësimin e interesave tuaja në parlamentin e Kosovës!”, ka shkruar më tej Salihu.