LAJMI I FUNDIT:

Pas letrës së presidentit Biden, Hoti: Shtëpia nuk mbahet pa miq, nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira

Pas letrës së presidentit Biden, Hoti: Shtëpia nuk mbahet pa miq, nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sërish ka reaguar për letrën e presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën i ka kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Hoti në një shkrim në Facebook, thotë se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.

“Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën. Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.


Po ashtu, ai ka thënë se Kosova do të vazhdoj thellimin e partneritetit me SHBA-në.

“Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.
Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve. Faleminderit Presidenti Biden! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka përfunduar Hoti.

Biden me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga Vuçiq arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori