LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri: Nuk është turp të shkosh te psikologu, e as të flasësh për ankth e depresion

Dafina Zeqiri: Nuk është turp të shkosh te psikologu, e as të flasësh për ankth e depresion
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është treguar gjithmonë shumë e hapur me publikun.

Ajo ka folur hapur edhe për problemet me shëndetin mental, e që sot të tilla probleme janë të pranishme te shumë njerëz.

Këngëtarja e shumë hiteve ka shfrytëzuar ndikimin e saj në rrjetet sociale, për t’iu bërë thirrje fansave të saj që të mos e shmangin kujdesin ndaj shëndetit mental.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo së fundmi përmes një statusi në Twitter, të cilin më vonë e ka shpërndarë edhe në InstaStory, ka shkruar se si shkuarja te psikologu nuk është turp, dhe se njerëzia duhet ta hedhin poshtë këtë stigmë.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Nuk është ‘trup’ me shkua të psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je! Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe mu shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”, ka shkruar ndër të tjerash Dafina.

Më pas ajo publikoi edhe dy statuse të tjera në të cilët ka përdorur të njëjtin hashtag (#Duro), duke lënë të kuptohet kështu se është duke përgatitur diçka të re për fansat, e që ka të bëjë me ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori