LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston katër të mitur në Klinë, të dyshuar për vjedhje

Policia arreston katër të mitur në Klinë, të dyshuar për vjedhje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Klinë, të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Siç thuhet në njoftimin e bërë nga Policia, të dyshuarit janë të mitur, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Klinë, me datёn 02.02.2021, ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Abedin Rexha’ në Klinё, disa persona kanë depërtuar brenda një marketi dhe kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të alkoolit të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.


Tutje, në njoftim thuhet se Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër tё dyshuarit e moshës së mitur.

Tё dyshuarit të cilët dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale ‘Vjedhje e rëndë’ pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit ndalohen pёr 24- orё.

Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori