LAJMI I FUNDIT:

Brukseli autorizon vaksinën e AstraZeneca-s, e treta në BE

Brukseli autorizon vaksinën e AstraZeneca-s, e treta në BE

Brukseli autorizoi sot hedhjen në treg të vaksinës së AstraZeneca/Oxford kundër COVID-19, e treta e miratuar në BE pas atyre të Pfizer/BioNTech dhe Modernas, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Pres që kompania të livrojë 400 milionë doza ashtu siç është rënë dakord”, nënvizoi shefja e ekzekutivit evropian në një mesazh në Twitter, ndërkohë që AstraZeneca është përballur që prej disa ditësh me zemërimin e drejtuesve europianë për shkak të vonesave të konsiderueshme të prodhimit.

Më herët presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kërkoi me forcë kompanisë së vaksinave antiCovid-19, AstraZeneca, që të përmbushte angazhimet e saj ndaj bllokut.


Në një intervistë me radion gjermane ”Deutschlandfunk” Von Der Leyen theksoi se ”ajo që unë kërkoj është transparenca dhe siguria e planifikimit”.

“Kontrata është e qartë si kristali”, tha ajo.

Ndërkohë, AstraZeneca ka argumentuar se është e detyruar të bëjë “përpjekjen e saj më të mirë” mes një shtytjeje të paparë për të rritur prodhimin dhe për të përmbushur kërkesën e madhe aktuale.

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori