LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier ka lider të ri – Manchester City ‘shkatërron’ West Bromin

Liga Premier ka lider të ri – Manchester City ‘shkatërron’ West Bromin

Manchester City e ka demoluar West Bromin në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier, pasi fitoi në udhëtim me rezultat 5-0.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Ilkay Gundogan shënoi golin e parë me një asistim nga Joao Cancelo.

Nuk kaloi shumë kohë dhe City e dyfishoi epërsinë me anë të Cancelos (20′) që pranoi një asistim nga Bernardo Silva.


Gudogan ishte përsëri në listën e realizatorëve dhe shënoi të dytin personal e të tretin për skuadrën në minutën e 30-të.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Riyad Mahrez (45+2′), shënoi për 4-0 për Cityn e që fitorja tashmë ishte vulosur.

Për t’u përkujdesur se triumfi i tyre në udhëtim te WBA ishte bindës, u përkujdes Raheem Sterling që shënoi në minutën e 57-të nga një asistim i Mahrez.

Pas javës së 20-të, Manchester City është në vendin e parë me 41 pikë, e që është lideri i ri i Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori