LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian pritet t’i kundërpërgjigjet me sanksione Rusisë pas ndalimit të opozitarit Alexei Navalny

Bashkimi Evropian pritet t’i kundërpërgjigjet me sanksione Rusisë pas ndalimit të opozitarit Alexei Navalny

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të shqyrtojnë përgjigjen e tyre për ndalimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dy ditë pasi policia ka tentuar të shtypë protestat në mbështetje të tij.

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se “hapat e ardhshëm” ndaj Rusisë do të diskutohen në takimin, i cili vjen ndërkohë që disa vende anëtare të BE-së bëjnë thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës.

Borrell ka organizuar takimin pas protestave të mbajtura në gjithë Rusinë më 23 janar, në të cilat janë ndaluar më shumë se 3,700 protestues, sipas grupit vëzhgues OVD-Info.


Aty përfshihen edhe 1,455 të ndaluar në kryeqytetin rus, ku është raportuar edhe për dhjetëra persona të plagosur pas përleshjeve me policinë.

Arrestimi i Alexei Navalnyt dhe protestat e opozitës ndaj aferave korruptive të Putinit mund ta ndryshojnë politikën në Rusi
Lexo po ashtu Arrestimi i Alexei Navalnyt dhe protestat e opozitës ndaj aferave korruptive të Putinit mund ta ndryshojnë politikën në Rusi

Shtetet perëndimore kanë dënuar ashpër “taktikat e rrepta” të përdorura kundër protestuesve.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë më 24 janar se arrestimi masiv i protestuesve ka qenë “i patolerueshëm” dhe “rrëshqitje drejt autoritarizmit”.

Presidenti polak, Andrzej Duda, është në mesin e liderëve që kanë bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë për shkak të trajtimit të Navalnyt, ka raportuar Financial Times.

Lideri polak po ashtu ka thënë se Borrell duhet të shqyrtojë mundësinë e vizitës në Rusi muajin tjetër nëse Navalny nuk lirohet.

Mijëra persona ndalohen nga policia ruse në protestën për lirim të Alexei Navalnyt
Lexo po ashtu Mijëra persona ndalohen nga policia ruse në protestën për lirim të Alexei Navalnyt

Një ditë pas protestave, të cilat po konsiderohen si më të mëdhatë ndër vite në Rusi, Kremlini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Rusisë. Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nëse administrata e re e presidentit amerikan Joe Biden do të jetë e hapur për dialog, ai nuk ka dyshim se presidenti rus, Vladimir Putin do të përgjigjej në mënyrë reciproke.

Këto akuza Peskov i ka bërë përgjatë një interviste më 24 janar, ndonëse të njëjtat janë bërë edhe nga Ministria e Jashtme ruse.

Aktualisht, nuk ka shenja se SHBA-ja ka pasur ndonjë rol në protesta. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori