LAJMI I FUNDIT:

Mijëra persona ndalohen nga policia ruse në protestën për lirim të Alexei Navalnyt

Mijëra persona ndalohen nga policia ruse në protestën për lirim të Alexei Navalnyt

Mijëra rusë janë ndaluar në gjithë Rusinë, pas protestave në të cilat është bërë thirrje për lirim të liderit opozitar Aleksei Navalny, ndërkohë që policia ka tentuar të shtypë dhunshëm ato që janë konsideruar protestat më të mëdha kundër qeverisë në vjetët e fundit në këtë vend.

Navalny është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania.

Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor Novichok.


Ende nuk është bërë e qartë se çfarë efekti do të kenë protestat e 23 janarit për Qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vazhdon të ketë mbështetje nga populli.

Në ndryshimet kushtetuese të bëra vitin e kaluar, Putinit i është mundësuar që potencialisht të qëndrojë në pushtet deri më 2036.

Situatë kaotike në Moskë, policia i vërsulet përkrahësve të Alexei Navalnyt – mbi 3.500 demonstrues përfundojnë prapa grilave
Lexo po ashtu Situatë kaotike në Moskë, policia i vërsulet përkrahësve të Alexei Navalnyt – mbi 3.500 demonstrues përfundojnë prapa grilave

Mirëpo dalja e dhjetëra mijëra personave në protestë nga Moska dhe Vladivostok, ka treguar për interesimin e popullit për fushatën e Navalnyt kundër korrupsionit.

Deri më 24 janar, gati 3,300 persona janë raportuar të ndaluar në gjithë shtetin, bazuar në të dhënat e grupit vëzhgues, OVD-Info.

Pothuajse gjysma e ndalimeve është kryer në Moskë, duke përfshirë gruan e Navalnyt, Yulia, dhe njërën prej aleateve të tij më të afërta, Lybov Sobol, e cili është tërhequr zvarrë nga policia, teksa ka qenë duke folur me gazetarët.

Pamjet e protestave me prezencë të madhe policore janë dënuar nga Uashingtoni dhe Moska.

Arrestohet gruaja e Alexei Navalnyt në protestat e Rusisë, qindra protestues të ndaluar nga autoritetet
Lexo po ashtu Arrestohet gruaja e Alexei Navalnyt në protestat e Rusisë, qindra protestues të ndaluar nga autoritetet

Ndalimi i Navalnyt dhe shtypja ndaj mbështetësve të tij, japin “shenja shqetësuese për kufizime shtesë ndaj shoqërisë civile dhe lirive themelore”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka folur me keqardhje për “ndalimet” dhe “përdorimin e joproporcional të dhunës”.

Ministrat e Jashtëm të bllokut evropian do të diskutojnë “hapat e ardhshëm” më 25 janar, ka thënë ai në një postim në Twitter.

Këto deklarata kanë nxitur reagime nga Ministria e Jashtme ruse, e cila ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në nxitjen e protestave. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori