LAJMI I FUNDIT:

Nga deponitë e egra në Shkup vitin e kaluar janë mënjanuar 9.000 metra kub mbeturina

Nga deponitë e egra në Shkup vitin e kaluar janë mënjanuar 9.000 metra kub mbeturina

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup (NPHKSH ) në 12 muajt e kaluar, kanë mbledhur dhe transportuar gjithsej 15.8476 ton mbetje komunale. Sasia e mbetjes së mbledhur në vitin 2020 krahasuar më vitin 2019 është rritur për 4713 ton.

NPHKSH sot në llogaridhënie për vitin 2020, shtatë herë në javë, në tri ndërrime, mblodhën dhe transportuan mbetjen komunale nga amvisëritë e Shkupit, si dhe nga thuajse 600 subjekte ekonomike në pjesën urbane dhe rurale të qytetit.

Me fshirje dhe larje të përditshme makinerike e manuale, NPHKSH mirëmban higjienën e gjashtë milion metra katrorëve të sipërfaqeve publike dhe të trafikut në qytetin e Shkupit.


“Me qëllim parandalimin e përhapjes se virusit Kovid-19, nga fillimi i marsit 2020, NPHKSH filloi të funksionojë me vëllim të dyfishuar të aktiviteteve, duke realizuar një sërë masash dhe aktivitetesh të jashtëzakonshme. Larja makinerike me cisterna dhe dezinfektimi i të gjitha bulevardeve dhe rrugëve kryesore të qytetit është kryer për çdo ditë, si dhe larja dhe dezinfektimi manual i zonave më të ngarkuara publike – Rruga Maqedonia, Sheshi Qendror Maqedonia dhe sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, Ura e Gurit, ura Goce Delçev, urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, si dhe Çarshia e Vjetër i Shkupit”, theksohet në kumtesë.

Në më shumë raste është kryer larje dhe dezinfektim manual i tërë hapësirës së Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, si dhe i një numri të madh të terreneve të lojërave për fëmijë në të gjitha komunat e Shkupit.

Me aktivitete të koordinuara bashkë me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet tjera publike, kanë realizuar aksione pastrimi të përgjithshëm në të gjitha komunat e qytetit, si dhe pastrim i tërësishëm i të dy anëve të shëtitores së lumit Vardar, ku dhe janë vendosur 120 shporta të reja për bërllok të imët.

Në zonën e Qytetit të Shkupit, gjatë 12 muajve që kaluan, ekipet e NPHKSH kanë larguar mbi 9000m3 mbetje nga deponitë e egra, të krijuara si rezultat i hedhjes së pandërgjegjshme nga individë dhe subjekte juridike.

Sasia e mbetjes që NPHKSH e pastron nga sipërfaqet publike për çdo vit, gjithnjë është më e madhe, kështu, gjatë vitit 2019 janë pastruar 8721m3, në vitin 2018 5144m3, ndërsa në vitin 2017 vetëm 835m3 mbetje nga deponitë e egra.

Me kërkesë të qytetareve të Shkupit, NPHKSH në qershor të viti 2020, solli mundësi të reja në shërbimin për mbledhjen dhe transportin e mbetjes së vëllimshme. Qytetarët që kanë nevojë të lirohen nga mobiliet e tyre të vjetra dhe nga pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike, mund të lajmërohen pa pagesë në numrin e telefonit 0800 222 33 të porosisin që ekipet e NPHKSH me automjete speciale ta marrin dhe ta transportojnë mbetjen e vëllimshme nga shtëpitë e tyre, mund edhe të merren vesh nëse duan që mbetja të merret drejtpërdrejt nga shtëpitë e tyre, qoftë nga amvisëritë individuale apo kolektive.

Njëkohësisht, NPHKSH vazhdoi me ofrimin e mundësisë për qytetarët që e kanë të siguruar transportin, pa pagesë ta lënë mbetjen e tyre të vëllimshme në qendrat e përzgjedhjes në Karposh dhe në Vardarishte, çdo ditë të javës prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

“Gjatë vitit 2020, në 100 lokalitete thuajse në të gjitha komunat e Shkupit, NPHKSH vendosi rreth 200 enë të reja për hedhjen e mbetjes komunale me nxënie prej 3,2m3, si edhe 500 shporta të reja për bërllokun e imët. Gjatë kësaj periudhe, nga autorë të panjohur janë djegur gjithsej 70 kontejnerë për hedhjen mbetjes komunale, nga të cilat 10 enë të reja me nxënie prej 3,2m3. Të gjithë kontejnerët e djegur u zëvendësuan me enë të reja, në afatin më të shkurtë të mundur, me qëllim ruajtjen e efikasitetit dhe dinamikës standarde për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit”, informojnë nga NPHKSH.

Në vitin 2021, prioritet i NP “Hogjiena komunale” do të mbetet ruajtja e shëndetit publik, ndërsa veprimtaria e përditshme do të jetë në drejtim të uljes së rrezikut nga përhapja e virusit Kovid-19, me mirëmbajtjen e higjienës publike në qytetin e Shkupit në nivelin më të lartë që mundet. Në këtë drejtim kanë planifikuar furnizimi me 47 automjete speciale komunale – auto-fshesa, autocisterna dhe automjete për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale. Presim që përtërija e parkut vozitës dhe e pajisjeve makinerike te Ndërmarrjes, në masë të madhe të kontribuojë në kryerjen më efikase dhe më cilësore të aktiviteteve tona.

Sipas hulumtimit nga Qendra me renome për hulumtime qytetare në suaza të së cilit u përfshinë të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet në R. Maqedonisë së Veriut, NP Higjiena Komunale-Shkup është shpallur ndërmarrja me rritjen më të madhe të transparencës për vitin 2020″; qëndron në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori