Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) e Republikës së Kosovës ua ka përkujtuar subjekteve politike, të cilat garojnë në fushatën elektorale për zgjedhje parlamentare shkurt 2021, respektimin dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës neni 6-të, pika (8-të) për përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative me përfaqësim 50 për qind për secilën gjini.
Në njoftimin për media thuhet se një përfaqësim i barabartë gjinor në vendim-marrjen politike e legjislative të vendit është reflektim dhe zbatim i drejtpërdrejtë si dhe jetëson Kushtetutën e Kosovës.
“Barazia gjinore, e reflektuar përmes pjesëmarrjes së barabartë 50 për qind për secilën gjini është vlerë themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Parimi i 50 për qind duhet të përshkojë listat zgjedhore për përfaqësim të barabartë duke respektuar masën afirmative, programet e partive politike me propozime konkrete për pjesëmarrje, përfaqësim dhe zhvillim të barabartë dhe cilësor mes gjinive, fuqizimin socio-ekonomik të grave, dhe nxitjen e pjesëmarrjes në votime të grave dhe burrave në Kosovë”.
Po ashtu, ABGJ rikujton se në zbatim të LBGJ në përpikëri 50% se në momentin e formimit të Kuvendit kuota gjinore nuk zbatohet në ato kandidate gra të cilat i kanë siguruar votat e tyre, por nga kandidatja e parë grua (brenda çdo partie politike) e cila nuk ka vota të mjaftueshme, në mënyrë që përbërja e Kuvendit të reflektoi përfaqësim prej 50%.
“Për të arritur barazinë e vërtetë gjinore dhe për të gëzuar të drejta të plota njerëzore, ndryshimet duhet të jenë konkrete, të shpejta, vendimtare, të dukshme dhe gjithëpërfshirëse, prandaj duhet të kontribuojnë të gjithë që të shënojmë progresin që na detyron korniza ligjore e Kosovës dhe ardhmja Evropiane të cilën synojmë. Parimi i përfaqësimit të barabartë prej 50 % për secilën gjini po ashtu duhet te reflektohet edhe në trupat mbikëqyrëse të zgjedhjeve – Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat e vendvotimit”.
Agjencia për barazi gjinore po ashtu thekson se gjithashtu subjektet politike duhet të angazhohen plotësisht në sigurimi dhe përkrahjen financiare të fushatës së kandidateve gra në mënyrë të barabartë sikurse dhe për kandidatët burra, në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Ligjin Për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës.
Agjencia për Barazi Gjinore ju përkujton subjekteve politike që gjatë fushatës elektorale në gjuhën e përdorur në takime me elektoratin, programet dhe premtimet elektorale, materialet promovuese të subjekteve politike të evitojnë gjuhën seksiste, të dhunshme, dhe stereotipat gjinore.
“Agjencia për Barazi Gjinore ju bën thirrje mediave që të ofrojnë hapësirë të barabartë për gratë kandidate që të shpalosin programin e tyre. Paraqitja mediale është e rëndësisë së veçantë në fushatë zgjedhor, sidomos tani në situate pandemie kur mundësia e qasjes ndaj elektoratit mbështetet kryesisht në prezantim mediatik. Hapësira mediale duhet të jetë e qasshme dhe transparente për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë