“Ekuacioni me tre elemente”, mund ta bëjë trurin tuaj më të mprehtë dhe më të shëndetshëm
Kërkimet mbi jetëgjatësinë e trurit janë të pafundme
Korrespondenti kryesor mjekësor i CNN, Sanjay Gupta, ia ka kushtuar pjesën më të madhe të karrierës së tij të studimit, çdo gjëje që e mban trurin “të shëndetshëm e të ri”, edhe në moshë të thyer.
Pas ditëlindjes së tij të 51-të, Dr. Gupta shkroi se 3 sjellje (të cilat mund t’i bëni edhe të gjitha përnjëherë), janë thelbësore për të mbrojtur organin tuaj të të menduarit.
“Në rolin tim si mjek dhe edukator publik, kam vënë re se njerëzit kanë tendencë të kenë një ide të kufizuar të asaj se çfarë është i aftë të bëjë truri i tyre ndërsa plaken dhe fuqinë që ata kanë për ta përmirësuar veten, për ta bërë më të shpejtë, më të mirë dhe po, më të mprehtë.”
Ideja që truri është i palëvizshëm, thotë Dr. Gupta, është një mashtrim kolektiv që komuniteti shkencor tani po punon në mënyrë të vazhdueshme për ta çarmatosur.
Ndërsa ata po punojnë për këtë, tre strategji shfaqen si mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin e trurit:
Së pari, lëvizja!
“Aktiviteti fizik nxjerr substanca në tru që veprojnë si një pleh mbi qelizat e trurit për rritjen dhe mbijetesën e tyre. Kjo na lejon të mësojmë vazhdimisht aftësi të reja dhe të eksplorojmë hobi të reja stimuluese, anti-stresuese dhe shpërblyese, të gjithë faktorë që na ndihmojnë për të qëndruar të mprehtë “, shton ai. Prandaj, merrni parasysh të djersitni pak në hapin e parë “të ekuacionit”.
Së dyti, lidhjet shoqërore!
Dr. Gupta tregon për pasurinë e provave që sugjerojnë se truri lulëzon nga lidhjet njerëzore. Një sërë studimesh kanë zbuluar se ata me një rreth të fortë shoqëror kanë më pak probleme shëndetësore dhe jetojnë më gjatë sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Pra, kur të jeni duke u djersitur, shikoni nëse një mik (ose një shok karantine) mund të vijë së bashku me ju.
Së treti, komunikimi!
Dhe për të përmbledhur “ekuacionin me tre elemente”, Dr. Gupta thotë se do t’ju duhet gjithashtu të jeni vërtet të angazhuar me personin para jush. Bëni kontakt me sy ndërsa bëni kërcime, pyesni për gjërat e vështira, tregojuni atyre se çfarë po ndodh vërtet me ju etj.
“Nëse i bashkoni të gjitha këto, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trurin tuaj: Bëni një shëtitje të shpejtë me një mik të ngushtë dhe diskutoni problemet tuaja.
Këto strategji mund të tingëllojnë jashtëzakonisht të thjeshta dhe mbase çuditëse, por ato
funksionojnë”, thotë Dr. Gupta.
Truri juaj mund të jetë një organ i komplikuar, por trajtimi i tij është në të vërtetë mjaft i thjeshtë.
Burimi: Healthline, Well&Good
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë