LAJMI I FUNDIT:

Rangimi i ri i komunave lidhur me COVID-19: Tkurret zona e kuqe, zgjerohet ajo e gjelbra

Rangimi i ri i komunave lidhur me COVID-19: Tkurret zona e kuqe, zgjerohet ajo e gjelbra
Foto: Arkiv

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi  në Facebook ka treguar se është bërë kategorizimi i ri i komunave lidhur me numrin e të infektuarve në 100,000 banorë.

Sipas këtij njoftimi, në zonën e kuqe kanë mbetur  vetëm 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë po ashtu janë 6 komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.


Ndërsa në zonën e gjelbër janë 26 komuna: Kllokoit, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaji, Vushtrria, Peja, Drenasi, Skënderaji, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.

Njoftimi  i plotë i Zemajt

Të nderuar qytetarë,

Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime dinjitoze që keni bërë mbrëmë.

Ruajtja e shëndetit të gjithsecili prej juve dhe atij publik, është obligim sa moral po aq edhe ligjor, andaj do të jemi bashkë edhe më tej, për një sistem sa më të mirë shëndetësor dhe për fitore të luftës kundër pandemisë.

E deri te kjo fitore, na duhet ende t’i kemi masat në fuqi dhe kategorizim të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës, për 100.000 banorë.

Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë.

Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna:

Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna:

Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna:

Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug.

Lakorja e infeksionit është në rënie, andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Qoftë një vit i mbarë për juve dhe familjet Tuaja, vetëm bashkë mund t’ia dalim!

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori