Sfidat dhe sukseset: Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu flet për vitin 2020 dhe pritjet për 2021-tën
Viti 2020 nuk ka qenë i lehtë në mbarë globin, që është përballur me pandeminë e Covid-19. Edhe Federata e Basketbollit e Kosovës kishte sfida e vështirësi gjatë vitit që po lëmë pas, por nuk munguan as sukseset.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka rrumbullakësuar kështu vitin 2020: “Sigurisht se ky vit nuk ka qenë i lehtë për askënd. Jemi përballur me vështirësi, që nuk kemi menduar se do të përballemi më herët. Kemi pasur telashe, që nuk kemi menduar se do të kemi, megjithatë, nuk kanë munguar as sukseset dhe besoj se ia kemi dalur me sukses. E kemi nisur vitin 2020 me grumbullimet e Përfaqësueseve të reja, për të vazhduar më pas me organizimin e shkëlqyeshëm të Final 8 Kupës së Kosovës, më pas erdhën dy fitoret e Kosovës, dhe u mbajt Kuvendi i Punës. Megjithatë, në mars ishin rastet e para me Covid-19 në Kosovë dhe ishim të obliguar të ndërpresim garat. Pas fillimit të pandemisë, jemi organizuar dhe besoj që e kemi menaxhuar mirë këtë situatë. Në një vit aspak të lehtë, kemi siguruar sponsorë dhe nuk jemi ndalur asnjëherë”, është shprehur Fetahu për faqen zyrtare të FBK-së.
Por, nuk munguan as sukseset. Një sukses madhor mund të konsiderohet edhe formimi i Ligës Unike. “Më herët ka qenë një ëndërr për të gjithë shqiptarët. Nuk është menduar dhe besuar se do të realizohet. Por, falë punës intensive të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, kemi jetësuar ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, që të kemi një ligë të përbashkët. Është një sukses, jo vetëm për basketbollin, por edhe sportin mbarëshqiptar. Këtë ligë e ka ngadalësuar të fillojë vetëm pandemia, për shkak se klubet në Shqipëri nuk lejohen të stërviten, por sigurisht se garat do të zhvillohen në vitin 2021 dhe nuk ka asgjë që e ndal”, ka shtuar tutje i pari i basketbollit të Kosovës.
FBK është duke hartuar Planin Strategjik 2021-2025, diçka e paparë deri më tani. “Ne asnjëherë nuk kemi menduar të punojmë vetëm sot për sot. Duam të kemi një plan afatgjatë dhe të zhvillojmë basketbollin e Kosovës. Kemi punuar me të gjitha grupet e interesit dhe nga viti i ardhshëm do të implementojmë Planin Strategjik, që besoj do të jetë i mirëseardhur për të gjithë ata që punojnë në basketbollin e Kosovës”, theksoi Fetahu, i cili më 18 Dhjetor, fitoi besimin e të gjithë delegatëve për të vazhduar mandatin në krye të FBK-së edhe për katër vitet e ardhshme.
Për FBK-në, prioritet gjithmonë mbesin gjeneratat e reja dhe femrat në basketboll. “Për herë të parë Përfaqësuesja A e femrave do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, ku presim një përfaqësim dinjitoz. Por, sigurisht vetë debutimi është histori në vete. Tashmë vashat e reja mund të realizojnë ëndrrën e tyre që një ditë të luajnë për Kosovën A. Puna me gjenerata të reja nuk është ndalur asnjëherë dhe sigurisht është prioritet për ne”, nënvizoi kryetari i FBK-së.
Kosova A (meshkujt) në vitin 2020 ka shënuar dy fitore dhe dy humbje. “Kemi filluar mirë vitin 2020 me dy fitore. Fitorja ndaj Islandës ishte shumë e bukur dhe kemi mundur edhe Luksemburgun. Megjithatë, në muajin nëntor pësuam nga Sllovakia dhe Islanda, ku kishim pesë mungesa kyçe dhe nuk kemi mundur të bëjmë më shumë. Megjithatë, në shkurt të vitit 2021 kemi ndeshjet në shtëpi dhe me dy fitore mund të kualifikohemi në rrethin e ardhshëm. Unë jam optimist për suksese”. Kosova në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023 ka dy fitore dhe dy humbje.
Viti 2021 do të jetë i ngjeshur për Federatën e Basketbollit të Kosovës. “Bordi i FIBA Evropës na ka besuar organizimin e ‘fluskës’ në muajin shkurt, ku do të zhvillohen ndeshjet në Prishtinë, në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023. Këto do të jenë sfida jo vetëm sportive, por edhe organizative, sepse duhet të testojmë lojtarët me Covid-19, të bëjmë akomodimin e tyre dhe të përkujdesemi për gjithçka. Po ashtu gjatë verës kemi Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16. Ne jemi dëshmuar si organizatorë të mirë dhe për këtë arsye, për tri vite me radhë, FIBA na ka besuar tri ngjarje shumë të rëndësishme. Në të ardhmen e afërt, do të organizojmë edhe Kampionate tjera Evropiane në Prishtinë”, nënvizoi Fetahu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë